Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Berisha: Rama emëron “Tualetin” ministër, për ta shpëtuar nga arrestimi!

Kryetari demokrat Sali Berisha e cilëson emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, si një mënyrë që kryeministri Edi Ramës për të shpëtuar nga arrestimi.
Për mes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook Berisha shprehet se tre muaj më parë ka denoncuar në Parlament lidhjet direkte të Taulant Ballës me Gentian Sharrën.
Statusi i plotë:
Miq, tre muaj më parë dhe në vazhdim kam denoncuar në Parlament lidhjet direkte të Taulant Ballës me Gentian Sharrën dhe ekzistencën në prokurori të dhjetëra orëve komunikimi mes Ballës dhe Sharrës, si dhe ndërhyrjen direkte të “Tualetit”, për të fituar në mënyrë të paligjshme tenderat kompania e Gentian Sharrës, në emër të bashkëshortes. Mbi bazën e këtyre provave dhe regjistrimeve, Balla është thirrur në prokurori më shumë se një herë. Pikërisht, në momentin kur prokuroria kishte vendosur heqjen e imunitetit dhe eventualisht arrestimin e Ballës, Edi Rama në një akt mafioz dhe të papërgjegjshëm, për ti shpëtuar lëkurën atij, e emëron “Tualetin” Ministër të Brendshëm.
Këtu më poshtë keni artikullin e gazetarit, Klodian Tomorri kushtuar aferës së ndërhyrjes korruptive të “Tualet” Ballës, për dhënien e tenderave kompanisë së bashkëshortes të Gentian Sharrës dhe thirrjes së Ballës, për shumë orë në SPAK për këtë çështje.
Ju ftoj ta lexojeni sipas dëshirës.
Tenderi i ushqimeve, akuzat për lidhje me bandat dhe një proverb amerikan
•9 KORRIK, 2023
Klodian Tomorri
“Set a thief to catch a thief” është një proverb amerikan, i cili nënkupton se personi më i mirë për të kapur një kriminel është po një kriminel. Llogjika pas proverbit është e thjeshtë. Një person i pandershëm e ka më të lehtë të mendojë se si do të veprojë një tjetër person i pandershëm. Kjo më erdhi në mend kur Edi Rama nxorri dy copa letre në twitterin e tij duke njoftuar shkarkimin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe emërimin e Taulant Ballës në këtë post.
Në gjithë elitën drejtuese të maxhorancës socialiste, Taulant Balla është ndoshta një nga njerëzit me të ekspozuar dhe më të përfolur për lidhje me bandat apo krimin e organizuar. Kohë më parë në media u publikua fakti se kreu i grupit Parlamentar të socialistëve ishte kapur gabimisht në përgjime me bandat e Elbasanit. Por pasi oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurorët transkriptuan 50 orët e përgjimeve, kuptuan se kishin hapur kutinë e Pandorës. Prokuroria iu drejtua me kërkesë urgjente gjykatës, e cila urdhëroi shkatërrimin e përgjimeve.
Në fund të vitit të kaluar, Ardian Çapja, lëshoi një deklaratë bombë në gjykatë për masakrën e 3 shkurtit të vitit 2016 në Elbasan. “Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja,” deklaroi Çapja në sallën e gjyqit.
Madje, dëshmia e tij kishte akuza edhe më të forta, duke e lidhur dhe vrasjen e avokatit Ravik Gurra me politikanin Taulant. “Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty. Hap hetimin e Ravikut, aty ke gjithë të vërtetën. Prokurorit Ridvan Suka i kam bërë kallëzim për moshetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardhë ngjarjen e 2016, por ai ka heshtur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant” ka thënë Çapja në sallën e gjyqit.
Dyshimet ishin se bëhej fjalë për Taulant Ballën, ish drejtues politik i Partisë Socialiste në Elbasan, që tashmë do të jetë ministri i ri i Brendshëm. Këto dyshime u forcuan edhe më shumë kur u publikua numri i telefonit në përgjim, i cili përputhej plotësisht me numrin e Taulant Ballës. I akuzuar vazhdimisht për lidhje me krimin, zoti Balla i ka mohuar gjithmonë akuzat.
Akuzat e Çapjas mbetën vetëm në letrat e gjykatës. Por Taulant Balla do të mpleksej prapë me drejtësinë. Disa muaj më parë SPAK sekuestroi telefonin e drejtorit të Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara në ministrinë e Brendshme, Endri Mullai dhe këshilltarit të Taulant Ballës, Eraldo Xhani. Sekuestrimet erdhën në kuadër të një hetimi për tenderat e blerjes së ushqimeve për burgjet. Tenderi me vlerë mbi 2 milionë euro ishte fituar nga kompania e Gentian Sharrës dhe SPAK kishte indicie të forta se kontrata ishte dhënë me korrupsion.
Sekuestrimi i telefonave nuk i shuajti dyshimet e prokurorëve. Përkundrazi, i forcoi më tej ato. Një muaj më parë, Taulant Balla u thirr në SPAK. Ndonëse pasi doli nga ndërtesa e SPAK, Balla deklaroi se ishte thirrur për kallëzimin që kishte bërë ndaj Sali Berishës për privatizimin e kompleksit Partizani, ky ishte një mashtrim. Tre burime të pavarura i thanë Oligarkia.al se Balla u thirr për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet për tenderin e Gentian Sharrës. Prokurorët kishin gjetur në celularin e Eraldo Xhanit, mesazhe të cilat detyruan prokurorët të thërrisnin Taulant Ballën për t’u marrë në pyetje. Hetimi për tenderat e ushqimeve të burgosurve vazhdon dhe telefonat e Eraldo Xhanit dhe Endri Mullait qëndrojnë të sekuestruar në SPAK.
Edi Rama është në dijeni të të gjitha këtyre fakteve. Por kjo nuk e pengoi atë që të propozojë Taulant Ballën për postin e ministrit të Brendshëm. Kjo lëvizje e Ramës ka lënë të habitur edhe shumë figura të lartë brenda vet maxhorancës. Pse kryeministri vendosi t’i besojë postin e ministrit të Brendshëm një personi me background kaq problematik? Këtë përgjigje sot nuk e di askush. Por dy janë versionet që fliten nën rrogoz brenda maxhorancës.
Ose situata në Fushë Krujë ka dalë totalisht jashtë kontrollit dhe tani Edi Rama po vepron sipas parimit “vendos hajdutin për të kapur hajdutin” ose kjo lëvizje ishte për ta shpëtuar Taulant Ballën nga hetimet e SPAK. Në çdo rast, shqiptarët tashmë kanë ministër të brendshëm një nga zyrtarët më të akuzuar për lidhje me krimin. Këtë standard nuk e kanë as vendet më të kriminalizuara në botë. Prova e radhës se Partia Socialiste është qelbur aq shumë nga pushteti, saqë nuk prodhon dot më normalitet, por vetëm rekorde negative.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38