Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama është bërë barsoletë në mediat ndërkombëtare

Berisha: Rama është bërë barsoletë në mediat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me drejtësinë dhe pavarësinë e institucioneve në Shqipëri, duke e akuzuar atë për manipulim të opinionit publik dhe keqinterpretim të realitetit institucional.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje, Berisha u shpreh se Rama “është bërë barsoletë në mediat ndërkombëtare”.

“Edi Rama në mediat ndërkombëtare është bërë barsoletë, siç mund ta keni parë edhe nga citimet që i bëhen,” deklaroi Berisha.

Ai kritikoi gjithashtu deklaratat e kryeministrit për reformën në drejtësi, duke iu referuar një prej tyre si “shpata e drejtësisë është në zyrën time”, të cilën Berisha e cilësoi si shqetësuese për pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

PJESE NGA DISKUTIMI 

*Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, sot në samitin e diasporës, Edi Rama foli edhe për drejtësinë, sipas tij të pavarur në Shqipëri, duke thënë se qeveria ishte ajo që i dha shpatën për një drejtësi të barabartë dhe sot askush nuk është mbi ligjin. Si i komentoni këto deklarata që vijnë pikërisht pasi qeveria socialiste me fuqinë e kartonëve në kuvend u bë bllokadë e drejtësisë për Belinda Ballukun?*

*Sali Berisha:* Edi Rama në mediat ndërkombëtare është bërë barsoletë tani siç mund ta keni parë ju, citimet që i bëjnë.
Por unë po citoj vetëm se dje ai deklaroi se shpata e drejtësisë është në zyrën time. Tani ta kuptojnë mirë shqiptarët dhe partnerët tanë se çfarë drejtësie ka Shqipëria.
Së dyti, ai është bërë famëzi. Kudo që shkon, me Lubi Ballukun është, rikthehet përsëri tek shqiptarët, legjenda, keni parë s'keni parë një i vdekur me të gjallë.
Ata shkojnë si një binom hajdutësh, të cilët i garantoj se shpejt do të marrin vendin e merituar nga qytetarët shqiptarë.

Të fundit