Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama është i trembur sepse dosja Balluku dhe e AKSHI-t janë dosjet e tij

Berisha: Rama është i trembur sepse dosja Balluku dhe e AKSHI-t

Në fjalën e tij, Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për lidhje të drejtpërdrejta me kartelet e drogës, për korrupsion masiv dhe për kapje totale të pushteteve. Ai u ndal veçanërisht te refuzimi i Kuvendit për t’i hequr imunitetin zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar këtë veprim si mbrojtje direkte të Ramës nga drejtësia.

Berisha deklaroi se dosjet Balluku dhe AKSHI janë në thelb dosje që rëndojnë drejtpërdrejt mbi kryeministrin, duke shtuar se Rama ndodhet në panik politik dhe personal, gjë që, sipas tij, u reflektua edhe në sjelljen arrogante ndaj fermerëve gjatë vizitës në Divjakë.

Sali Berisha: Rama është i tmerruar. Rama po bën gjithçka në botë, po shpenzon dhjetëra e qindra milionë që të dalë nga rrethi i kuq, por Rama nuk del nga rrethi i kuq.

Rama nuk shpëton dot nga lidhjet e tij me kartelet e drogës, të cilat tashmë janë evidentuar.

Por duhet t’u them se dosja Balluku dhe dosja e AKSHI-t janë dy doje që rëndojnë si gur të rëndë, si plumb mbi shpatullat dhe trupin e tij sepse ato faktikisht janë dosja Rama.

Pra nuk është dosja e Mirlindës, as e Belindës, dosja është e Ramës dhe Lindës së Surrelit dhe këtu janë problemet themelore.

Prandaj ai është kaq i tronditur, kaq në panik sa edhe fjalës normale të një fermeri i përgjigjet me arrogancën e një harbuti duke mos kontrolluar veten.

 

 

Të fundit