Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Berisha: Rama është kthyer në avokat i ndërtuesit të pallatit në flakë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj monologut të radhës të Edi Ramës, duke e cilësuar atë si një ‘monolog mashtrimi’ dhe propagande.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale Berisha akuzoi Ramën se po paraqet një realitet të deformuar, duke u mburrur me vizitat e tij jashtë vendit, ndërkohë që sipas tij, ‘kudo që shkon mban damkën e korrupsionit’. Ai theksoi se mediat ndërkombëtare, sipas tij, kanë pasqyruar protestat e fundit në Shqipëri dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.
Berisha kritikoi deklaratat e Ramës për buxhetin dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP), duke i cilësuar ato si tregues të ‘padijes së plotë në ekonomi’. Ai shtoi se krahasimet e bëra nga Rama, sipas tij, nxjerrin në pah barrën më të ulët fiskale të qeverisë së mëparshme.
Duke folur për pallatin e përfshirë nga flakët, Berisha akuzoi Ramën se po mbron ndërtuesin, duke folur si avokat i tij. Sipas tij, deklaratat e kryeministrit janë kontradiktore, pasi nga njëra anë mohon përgjegjësinë e ndërtuesit për zjarrin, ndërsa nga ana tjetër i ngarkon atij rindërtimin e objektit.
Videomesazhi i plotë:
Dy fjalë për monologun e mashtrimit të të dielës së radhës të Edi Ramës.
Në këtë monolog, sot ai rrahu gjoksin me udhëtimin që bëri, duke harruar se kudo që shkon, kudo që shkel, ka damkën e hajdutit dhe të kryeministrit më të korruptuar në Europë. Mediat e Italisë, Spanjës, Austrisë, Gjermanisë dhe mbarë Europës dhe botës, përcollën me mbështetje të jashtëzakonshme denoncimin që qytetarët e Shqipërisë i bënë në protestën e fundit kryehajdutit Edi Rama dhe kërkesën mbarëpopullore për dorëheqjen e tij.
U ndal në monologun e tij duke paraqitur shifra dhe të dhëna ekonomike të cilat provojnë absolutisht më së miri injorancën e tij të plotë në ekonomi apo tabula raza.
Po ju jap vetëm një shembull.
Njëherë thotë se buxheti ishte 4 miliardë në qeverinë e mëparshme dhe GDP-ja ishte 10 miliardë në total. A e harron se me këtë i bën një nder të jashtëzakonshme qeverisë së mëparshme e cila kishte një barrë fiskale sa gjysmën e kësaj që është sot.
Të ndalemi pak përsëri tek avokatia që ai bëri Armando Lilos dhe pallatit në flakë të tij.
Përsëri Edi Rama mori përsipër ekspertin, mori përsipër avokatin e Armando Lilos dhe deklaroi se zjarri nuk kishte lidhje me ndërtimin dhe se fasada ishte e ndërtuar me materialet më të mira, në standardet më të mira, në kohë kur ajo mori flakë si fasadë kashte.
Ai deklaroi se pallatin do ta ndërtojë përsëri ndërtuesi, por në qoftë se ndërtuesi nuk ka përgjegjësi për djegien e pallatit, si mund ta ngarkosh atë për ndërtimin e tij? Pra, tregon një lloj lidhje të pazgjidhshme me atë ndërtues siç është me ndërtuesit e tjerë.
Kurse pas ndërtuesit, sigurisht përgjegjës kryesor është ai vetë me Erion Velinë, sepse zjarrfikëset nuk u futën dot në zonën ku duhet të shuanin zjarrin.
Interesant në këtë monolog ishte pjesa që përpiqej të shpërfaqej si një njeri me interesim të madh për Veriun, të cilin e ka diskriminuar në 12 vjet më shumë se çdo pushtues tjetër që ka kaluar në këtë vend.
Investimet në të gjithë veriun e Shqipërisë janë më të vogla se sa tenderat që ka fituar nga Termet Peçi, motra e tij në Tepelenë. Pra, dhe tani thotë se nga paketa e maleve do kalojë tek porta e maleve, në një kohë kur rrafshoi ndërtime të ndërtuara në tokën e babës, ndërtime të ndërtuara me leje, në Theth dhe në zona të tjera vetëm e vetëm për armiqësi politike ndaj tyre.
E vërteta është se të gjitha këto dëshmojnë se përveç mashtrimit, Edi Ramës nuk i ka mbetur asnjë armë tjetër, asnjë mjet tjetër.
Ndaj dhe njëherë, ftoj qytetarët të vazhdojnë betejën tonë, të vazhdojmë misionin tonë me kryengritjen tonë paqësore për largimin e tij sa më shpejt nga pushteti.
Shqiptarët kudo që janë, miqtë e Shqipërisë kudo në botë, i dhanë dhe i japin një mbështetje të jashtëzakonshme kryengritësve paqësorë shqiptarë në misionin e tyre për shpëtimin e Shqipërisë.
Faleminderit!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38