Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama është skllav total i Lubisë

Berisha: Rama është skllav total i Lubisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po fsheh kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së tij dhe se po mbron korrupsionin përmes sulmeve ndaj sistemit të drejtësisë.

Në një deklaratë përpara mbështetësve, Berisha përshëndeti dhjetëra mijëra qytetarë që, sipas tij, morën pjesë në një marsh proteste, të cilin e cilësoi si fitore të re të kryengritjes paqësore kundër qeverisë.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit, ai tha se Shqipëria ka qenë në bankën e akuzës javën e kaluar për shkak të, mbrojtjes që Rama u bën aferave korruptive dhe presionit ndaj organeve të akuzës.

DEKLARATA:

Së pari, dua t’ju përshëndes me përzemërsinë më të madhe ata dhjetëra e mijëra qytetarë që me marshin e tyre epik shënuan një fitore të re të kryengritjes sonë paqësore drejt përmbysjes së regjimit diktatorial të Edi Ramës, regjimit të bazuar në krimin dhe drogën.

Do të ndalem pak te zhvillimet.

Shqipëria javën që kaloi ishte e tëra në bankën e akuzës për shkak të Edi Ramës, mbrojtjes që ai u bën vjedhjeve të tij dhe të rrethit të tij, për shkak të sulmeve të egra, kërcënimeve të mëdha që i bëri sistemit të akuzës, vetëm e vetëm sepse e di që radha është e tij.

Në ekspozenë e tij, ai fshehu denoncimin që iu bë Shqipërisë në Bruksel, qoftë në Parlamentin Europian, qoftë në raportin e miratuar nga zyrtarët e lartë të Komisionit Europian.  Në fjalën e tij ai fshehu sulmin e shëmtuar që i bëri Gjermanisë, vendit donator dhe mik që i ka dhënë Shqipërisë 1 miliardë e 500 milionë euro, vetëm e vetëm sepse ky vend nuk pajtohet me vjedhjet e Edi Ramës dhe anturazhit të tij, dhe kërkon nga Shqipëria të respektojë shtetin ligjor, Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Nuk foli për sulmet e tjera që bëjnë grupin parlamentin, por u tha shqiptarëve se Lubia ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke dëshmuar se është skllav total i saj, mbasi në çdo firmë vjedhje të Lubisë është porosia e tij me shkrim dhe me gojë.

Po kështu, ai mashtroi në mënyrë të paskrupullt për shembjen e rrugës, aksit kombëtar Dragostunjë-Përrenjas, e cila është totalisht e shkaktuar nga dora e njeriut, nga lejet e tij të dhëna për të rrënuar shtratin e Shkumbinit në kundërshtim të çdo lloj kondicioni. Dhënë Salillarëve dhe miqve të tij.

Dhe tani që prej 1 jave, juglindja e vendit është e përjashtuar nga Shqipëria, përpiqet të lajë duart si Pilati, duke akuzuar motin dhe jo korrupsionin. Por ai nuk dha asnjë shpresë dhe asnjë datë se, kur do të rivendoset komunikimi normal i juglindjes së vendit me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Porsa i përket solidaritetit që shprehu me Emiratet e Bashkuara Arabe, solidariteti ynë shkon me të gjitha vendet e Gjirit Persik. Arabinë Saudite, Katarin, Bahrein, Kuvajtin, Emiratet për shkak të këtij agresioni barbar të Iranit ndaj tyre.

Por ajo që të bën përshtypje, nuk gjeti një fjalë për të përgëzuar vrasjen, eliminimin e Ayatollah Khamenei, diktatorit më mizor që Irani ka njohur në historinë e vet dhe njëri nga më mizorët mbi tokë.

Se pse Edi Rama shmangu këtë moment, e kuptoni vetë. Ndjehet vetë i pasigurtë nga shqiptarët, ndjehet vetë i pasigurtë nga bota.

Të fundit