Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama falimentoi fermat me Ballkanin e Hapur, Tiranën e ktheu qendër të luftës së ftohtë kundër Prishtinës

Berisha: Rama falimentoi fermat me Ballkanin e Hapur, Tiranën e ktheu

Në takimin me banorët e Libohovës, kreu i PD, Sali Berisha është ndalur te nisma ‘Ballkani i hapur’, për të cilën tha se përmes saj qeveria shqiptare solli falimentimin masiv të fermave në vend.

Sipas Berishës, kryeministri i vendit është antishqiptar pasi kthen Tiranën në një qendër të luftës së ftohtë kundër Prishtinës, për përfitim të Beogradit.

Me Ballkanin e Hapur, Edi Rama solli falimentimin masiv të fermave në Shqipëri. 15 lopë, më tha fermeri, i solla nga Greqia. 15 kile qumështi merrja për lopë, nuk kam asnjë se nuk kam leverdi. Tani e mori qumështin pluhur nga Serbia. Në një kohë kur në vitin 2013 ishim eksportues qumështi.

Sot është një ditë kur çdo shqiptar duhet t’i thotë vetes: do të kontribuoj. Kemi një kryeministër antishqiptar në çdo gjë. Fund e krye. Arritja më e madhe pas pavarësisë ishte çlirimi i Kosovës. U bënë dy shtete të lira shqiptare. Fuqia e shqiptarëve u dyfishua. Kurse ky e kthen Tiranën në një qendër të luftës së ftohtë kundër Prishtinës, për përfitim të Beogradit.

Merret me simbolet kombëtare, shkon e shkatërron Sheshin e Flamurit në Vlorë. Si mund të shkatërrohet një shesh kombëtar? Shkatërron Teatrin Kombëtar në Tiranë. 70-vjeçar. Pse e shkatërron? Do të ndërtojë teatër më të mirë? Ndërtoje, por atë mbaje si dëshmi se ke 70 vjet skenë teatri.

Po bën një batërdi për tjetërsimin e simboleve, për simbolin e shqiptarëve dhe zëvendësimin e tyre nga Bangladeshi. Nuk jemi racistë, por kryesorë kemi shqiptarët, t’i mbajmë këtu.

A do ta lejojmë ne këtë? Nuk duhet ta lejojmë kurrë. Ne duhet të ngrihemi. Duhet të bëjmë gjithçka që Libohova siç ka qenë, demokratike.

Ju garantoj se ju do zgjidhni, ju ne. Ju do zgjidhni kandidatin për qytetar të parë. Ne premtuam ndryshimin, dhe ky është ndryshimi që sjellim ne. Do jeni ju, jo ne, që do votoni për kryetarin që doni”, deklaroi Berisha.

Të fundit