Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama firmosi sot mbylljen e TikTokut njëlloj si babai i tij biologjik firmosi varjen në litar të Havzi Nelës

Berisha: Rama firmosi sot mbylljen e TikTokut njëlloj si babai i tij

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi protestë kombëtare më 15 mars, si reagim menjëherë pasi qeveria miratoi vendimin për mbylljen e Tik Tok-ut, për 12 muaj.

Berisha u shpreh se do të kërkojnë anulimin e këtij vendimi që e quajti një akt censure nga kryeministri Rama.

Kryedemokrati e krahasoi mbylljen e aplikacionit me varjen në litar të Havzi Nelës, 37 vite më parë, vendim që u firmos nga Enver Hoxha, të cilin Berisha e quajti “atin e Ramës”.

“Ftoj gjimnazistët, ftoj të rinjtë, ftoj dhe prindërit të mos bëhen viktimë e mashtrimit banal, të paskrupullt, të pacipë të Edi Ramës.

Vdekja, vrasja tragjike e Martin Canit në dyert e shkollës nuk kishte asnjë lidhje me TikTokun.

Martini dhe bashkëmoshatari i tij që e vrau nuk kishin llogari në TikTok.

Edi Rama firmosi sot mbylljen e TikTokut në Shqipëri njëlloj si babai i tij biologjik Kristaq Rama firmosi vrarjen në litar të Havzi Nelës 37 vite më parë me 10 gusht të vitit 1988.

Protesta e fuqishme e të rinjve shqiptarë, në të katër anët të mblidhen këtu, ndërkohë përgjigje të tjera do projektohen ndaj këtij akti, dënimit kapital të një platforme të mrekullueshme të komunikimit.

Një tiran që qeveris vendin sikur është Afganistani apo Teherani, vetëm e vetëm për shkak të rrebeshit të kritikave që ka pasur nga të rinjtë me një akt të tillë. Fjala e lirë do të fitojë. Mendimi i lirë do fitojë.

Censura do përfundojë në koshin e plehrave të historisë së bashku me Edi Ramën, i cili vërtetohet tani pas Enver Hoxhës, kryecensori tjetër i shqiptarëve”, tha Berisha në deklaratë.

Të fundit