Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama fshiu rregulloret dhe mori pushtetin e parlamentit

Berisha: Rama fshiu rregulloret dhe mori pushtetin e parlamentit

Kreu i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka fshirë rregulloret dhe ka marrë pushtetin e parlamentit për të përdorur mandatet si bajoneta krimi.

Berisha theksoi se SPAK është bllokuar dhe referuar rastit Balluku, tha se kohët e përcaktuara për shqyrtimin e dosjeve nuk u respektuan.

Berisha: Rregullorja thotë, pas shqyrtimit, brenda 2 javëve, dhe këtë e përcakton rregullorja, brenda 2 javëve paraqitet raporti në parlament, i cili është i detyruar ta vendosë në pikën e parë të rendit të ditës, të seancës së parë.

Tani të gjitha këto i fshiu Edi Rama. Mori pushtetin e parlamentit dhe pezulloi seancën pa datë mbledhje, që nuk ka ndodhur kurrë. Për të dëshmuar se këta janë të aftë të bëjnë çdo gjë, për të mbrojtur krimet e tyre. Kjo është.

Unë ua them, ai nuk heq imunitetet, ai ka vendosur të përdorë si bajoneta krimi, mandatet që ka marrë për të asgjësuar sistemin e drejtësisë dhe kjo është defakto asgjësimi i tij.

Të fundit