Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama i dha 8 mln euro oligarkut Salillari, si shpërblim për pallatin pa leje

Berisha: Rama i dha 8 mln euro oligarkut Salillari, si shpërblim për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha nga Gramshi se kryeministri Edi Rama shpërbleu me 8 milionë euro oligarkun Salillari, si shpërblim për ndërtimin e pallatit pa leje.

Berisha u shpreh se Rama vepron me dy standarte. Nga njëra anë shpërblen oligarkët dhe nga ana tjetër, dënon qytetarët për çati e kotece.

"Ky njeri nuk ka ndjenja për shqiptarët. Mund të duket gjë e vogël, po nuk është, mbylli kopshtin e 250 fëmijëve dhe sikur nuk ka ndodhur asgjë. Janë dënuar me burg 3415 qytetarë, për çati, kotece e ndërtime pa leje. Sepse për tu ndjekur penalisht janë me mijëra. Po oligarku Salillari çfarë pësoi për pallatin. E dini ju, mori dje 8 mln euro të tjera tender nga Rama, si shpërblim për pallatin pa leje që ndërtoi. Pra jo dy standarde, por është një diskriminim ndaj qytetarëve. Njërin e fut në burg për një kotec, tjetri ndërton pallat 10 katësh pa leje dhe të nesërme shpërblehet. Pse, sepse ai i çon baulet me euro, ndan pallatin me të", tha Berisha. 

Të fundit