Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama i vërsulet SPAK sepse Olsi Rama është i lidhur me skemat e Call Center-ave

Berisha: Rama i vërsulet SPAK sepse Olsi Rama është i lidhur me

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon kryeministri Edi Rama se i vërsulet SPAK për shkak të vëllait të tij Olsi Rama.

Sipas Berishës në një bashkëbisedim me ekspertë për rritjen e çmimeve, Olsi Rama është i lidhur me skemat e Call Center-ave, i cili është hetim ndërkombëtar.

I vërsulet me tërbim ndaj SPAK, e dini pse. Sepse është Olsi Rama i lidhur me skemat e tmerrshme të call centerave. Është hetim ndërkombëtar ai.

Dhe tani duhet të shkatërrojmë, për mua ta shkatërrojnë sepse që në fillim është ndërtuar si njësi e partisë, por beteja që i bëhet, sepse ka rrezik që hetimi ndërkombëtar të përqendrohet te Olsi Rama, bashkë me këtë Strakoshën pasi ka dhe të tjerë në këtë lojë të pistë të plaçkitjeve të tmerrshme.

Shteti nuk ekziston, institucionet nuk ekzistojnë. Është i domosdoshëm “, deklaroi Berisha.

Të fundit