Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama ka firmosur dhjetëra vendime për 6 milion m2 tokë, në çdo kontratë është 30% aksioner

Berisha: Rama ka firmosur dhjetëra vendime për 6 milion m2 tokë,

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe drejtësinë, duke akuzuar për korrupsion të thellë dhe mbrojtje të politikanëve të përfshirë në krime. Drejtuesin e  SPAK, Altin Dumani, lideri demokrat, Sali Berisha e quajti ‘mercenar’ pasi ky i fundit mbron e Ramën dhe veprimet kundër opozitës. Berisha thekson se Rama ka firmosur vendime që përfitojnë veten dhe familjen e tij, përfshirë një rast korrupsioni të dëshmuar në SHBA.

Berisha gjithashtu akuzon Dumanin për pasuri të pashpjegueshme dhe për lidhje me kriminelë. Berisha theksoi se drejtësia do të triumfojë dhe paralajmëron se Rama dhe mbështetësit e tij do të përballen me zemërimin e shqiptarëve dhe drejtësinë.

Berisha: Edi Rama ka firmosur me dhjetëra e dhjetëra vendime për 6 milion m2 tokë, në të cilat thuhet se është në çdo kontratë 30% aksioner.

Vendime nominale, vendime me emër mbiemër. Ka firmosur për vëllain e tij, duke iu marrë tokën pronarëve. Firmos për minsitrat, duke marrë përqindjen e tij.

Edi Rama është sot zyrtari i vetëm në Shqipëri dhe në botë në rastin e të cilit njeriu që ka korruptuar dhe i ka paguar 224 mijë dollarë ryshfet kundër Sali Berishës është dënuar me burg si i dënuar nga Gjykata e Uashingtonit 2 vjet e 4 muaj.

Njeriu që i dha paratë, njeriu që e korruptoi, Edi Rama mbrohet nga mercenar Dumani, nga llum Dumani.

Po tani, o llum që ata të cilët mbrojtën Edi Ramën morën damkën e historisë, ku do shkosh ti që mbron hajdutin, kriminelin, banditin që korruptoi vendit mik dhe aleat shefin e kundërzbulimit, vetëm e vetëm për të luftuar opozitën?

Çfarë fytyre ke ti mor? Ke fytyrë ti? S’ke fytyrë! Ti ke fytyrën e zezë të këpuceve të Edi Ramës, asgjë tjetër!

Ti faqezi që drejton një organizatë kriminale politike në Skapin e partisë mbyll dosjet e Edi Ramës, ministrave të tij, zyrtarëve të tij, vëllait të tij.

I burgos deputetët e opozitës. Zvarrit ish-presidentë para të cilëve jepje duart në Kushtetutë, o i pa be dhe i pa moral. Të gjtiha këto i bën se je një hajdut ordiner. Të gjitha këto i bën se 8 vite më parë, jo tani, je gjetur me 3 apartamente me rrogën tënde.

Po cili shqiptar mund të bëjë 3 apartamente? Cili kriminel të dha ty paratë për t’u bërë me 3 apartamente?

Apo të mori peng Edi Rama? Të mbron për të bërë pyetjet 1 milionëshe.
Drejtësia vonon, por nuk harron!

E vërteta vonon, por fytyra juaj, karakteri juaj do të dalë në dritë. Dhe harroje se ka diplomatë, harroje se ka shtetar, harroje se ka zyrtar në botë se do të mbrojë Edi Ramën dhe ty nga vrulli, nga revolta, nga zemërimi i shqiptarëve.

Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!

Të fundit