Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama ka marrë një telefonatë me SkyEcc nga McGonigal, ka dy net që e lë pa gjumë

Berisha: Rama ka marrë një telefonatë me SkyEcc  nga McGonigal,

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar një telefonatë përmes SkyEcc, e cila sipas tij, prej dy netësh mban zgjuar Edi Ramën.

Sipas tij, ka qenë telefonata e McGonigal-it që ia ka prishur ‘rehatinë’ Ramës, pasi thotë se ish-zyrtari amerikan po pret që ai të ndajë ryshfetin që ka marrë nga kryeministri.

Berisha: Kësaj radhe, për fat të mirë, as vëllai i tij, super spekulatori botëror, Alexis Soros nuk po i përgjigjet thirrjeve të tij.
Ai nuk përgjigjet sepse, ai vetë është i zënë, në vendin e tij, pritet të japë llogari para kombit amerikan që ndëshkoi në mënyrë shembullore 'wokizmin' e tij, dëmin e madh publik që u bëri qytetarëve amerikanë, këtij përbindëshi të njerëzimit.
Edi Rama që në datën 6 do të shkruante se punoi me shumë përkushtim me presidentin e 46 dhe do ta përkujtonte me shumë përkushtim me presidentin e 47, mori një telefonatë, por miqtë e mi, jo telefonata që priste.
Mori një telefonatë me SkyEcc që e mban zgjuar për dy netë.
Telefonata nuk erdhi nga e priste. Se tani koloneli nuk ka kujt t'i shkruajë, por erdhi nga nuk e priste.
Ai erdhi nga McGonagall; Edi po te pres se nese jam denuar per ryshfet do te denosh edhe ti per ryshfet, keto vite burg do i ndajme bashke.

Të fundit