Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama ka paguar 500 mijë check up-e që nuk janë bërë kurrë

Berisha: Rama ka paguar 500 mijë check up-e që nuk janë

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Edi Ramën dhe Vilma Nushin për një skandal të madh korrupsioni, duke pretenduar se janë paguar 500 mijë kontrolle mjekësore “check-up” që nuk janë kryer kurrë. Sipas Berishës, fondet e përdorura për këto kontrolle të rreme mund të kishin blerë ilaçe për dy vite në spitalin e pediatrisë. Ai e përshkroi këtë si një vjedhje të tmerrshme në dëm të pacientëve, pensionistëve dhe familjeve me të sëmurë.

Berisha: Edi Rama, ajo vampirja, Nushi, bashkëshortja e kushëririt tënd, a e di ti që e ke paguar dhe ke ndarë me të paratë për 500 mijë check up-e të bëra kurrë?

A e dini ju sa janë 500 mijë check up-e, miqtë e mi? 500 mijë check up-e janë ilaçet e dy vite për spitalin e pediatrisë.

E dini ju ç’janë 500 mijë check up-e, që një gjakpirëse ua merr shqitarëve pa bërë asnjë punë vetem për lidhjet që ka me Edi Ramën.

Është një vjedhje monstruoze në kurriz të të sëmurëve, të kurriz të pensionistëve, në kurriz të familjarëve me njerëz të sëmurë.

Kjo merr fund! Dije mirë, se ato check up-e do i pagush një nga një ti dhe Vilma jote. Hajdutër të pamëshirë!

Ndaj miqtë e mi, edhe njëherë e mbyll me thirrjen për nënat, motrat, bashkëshortet, vajzat.

Këtë muaj të ndjeshmërisë ndaj kësaj sëmundje, ta kenë çdo muaj të vitit të tillë për ndjeshmërinë. Dhe i garantoj se kjo situatë do marrë fund.

Është rradha, është rradha jonë! Mosbindje civile, qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Fitore, fitore, fitore!

Të fundit