Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Berisha: Rama ka shfarosur kombin, ka përqendruar çdo pushtet në dorën e tij

Kreu i PD-së, Sali Berisha ripohoi se regjimi aktual i ka përqendruar të gjitha pushtetet në dorën e kryeministrit Edi Rama, duke cenuar të drejtën e qytetarëve për zgjedhje të lira: ‘Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ai është armik i votës së lirë. Ai është armik, ai nuk pranon kundërshtarin.’ Ai paralajmëroi për pasojat dramatike që kjo qeverisje ka shkaktuar për shqiptarët dhe për ardhmërinë e kombit: ‘Në 10 vite ka larguar vetëm në hapësirën e Bashkimit Evropian 1 milionë e 100 mijë shqiptarë… Ka bërë sot që me këtë trend, ne në 50 vite këtu do të jemi fare të rrallë, fare të paktë… Faktikisht, ne jemi në udhëtimin e shuarjes tonë.’
Berisha: Miq, ka mjaft njerëz që më thonë ndonjëherë po, mos të ndalemi kaq shumë në vjedhjet e tyre. Po ju them unë ju që ato janë shkatërrimi i këtij vendi.
Sepse po të marrësh Edi Ramën ta nxjerrësh në gjyqin e historisë së shqiptarëve, nuk do të gjendet një diktator, nuk do të gjendet një pushtues, nuk do të gjendet një kryeministër, më armik i egër i qenies kombëtare të shqiptarëve se ky.
Në 10 vite ka larguar vetëm në hapësirën e Bashkimit Evropian 1 milionë e 100 mijë shqiptarë. Në 10 vite ka larguar 720 mijë të rinj shqiptarë.
Në 10 vite ka bërë që Shqipëria, shqiptarët, një nga kombet e reja të Evropës, të kenë sot atë lindshmëri që kanë patur 100 vite më parë. Ka bërë sot që nga viti 2018 e në vazhdim vdekjet dominojnë lartësisht mbi lindjet. Ka
bërë sot që me këtë trend, ne në 50 vite këtu do të jemi fare të rrallë, fare të paktë. Faktikisht, ne jemi në udhëtimin e shuarjes tonë. Asnjë komb nuk e ka, asnjë udhëheqës, asnjë diktator, asnjë pushtues nuk ka bërë këtë shfarosje të shqiptarëve që ka bërë Edi Rama.
Po ta marrim pastaj në qëndrimin tjetër, cili është qëndrimi i tij ndaj Kosovës? Nuk kam ndërmend të ndalem të bëj këtu historinë, po dy gjëra do them.
Një njeri që del në konferenca ndërkombëtare dhe u thotë udhëheqësve evropianë se unë merrem më mirë vesh, më kollaj merrem vesh me kryeministrin e Serbisë se me atë të Kosovës nuk merrem vesh.
Domethënë, se ai kryeministri i Serbisë është burrë i mirë. Ai është njeri i arsyes. Kurse ai i Kosovës, imagjinoni ju kur s'merret vesh me mua, si mund të merret vesh me Beogradin? Ndaj edhe një publicist i madh gjerman i tha, ti je, Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit.
U ndala në këto elementë për të thënë kohën ku jemi. Ju thashë se na ka gjetur të gatshëm. Po. Pse të gatshëm? Në një projekt që ishte Shqipëria pa opozitë, apo Shqipëria me false opozitë, opozitë të kontrolluar, ai projekt u gropos njëherë e përgjithmonë falë guximit, kurajos, trimërisë tuaj, njerëz të idealeve, njerëz atdhetarësh, njerëz të sovranitetit të vendit tuaj.
Opozita është shtyllë e sovranitetit dhe një vend që humbet opozitën, nuk ka sovranitet të brendshëm. Ndaj dhe ju pavarësisht, s'po rri me bë histori tani, pavarësisht të gjitha presioneve primitive, akteve nga më të shëmtuarat, kombëtare, ndërkombëtare që u bënë ndaj Partisë Demokratike, ju qëndruat si viganë, nuk u mposhtet dhe sot Partia Demokratike është një forcë opozitare më e fortë se kurrë.
Së dyti, në të gjithë takimet e mia para jush dhe para shqiptarëve, kam deklaruar dy gjëra.
E para me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje. E kam thënë me bindjen më të madhe se ai është armik i votës së lirë. Ai është armik, ai nuk pranon kundërshtarin. Njëlloj si jati që urdhëronte varjen në litar.
I ati i tij, në pamje të parë një xhentëlmen, intelektual, por që firmoste varjen në litar të një poeti, në një kohë kur muri i Berlinit ishte në prag të rënies.
Daja i tij, me datën 11 dhjetor 1990, kërkonte të çoheshin tanket tek studentët.
Ndaj dhe ky pluralizmin nuk e donte, donte ta zhdukte. Dhe ai që nuk do pluralizmin, nuk pranon votën e lirë kurrë.
Ju fituar në Kurbin, nder për ju, por ju se në Shqipëri, Edi Rama grabiti zgjedhjet. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, imagjinojeni pak, ç'do të thotë të japësh 2 miliardë euro falje gjobash dhe kamatash. 2 miliardë euro. Unë nuk e dija në atë kohë, thashë 200 milionë. Tani dalin llogaritë, dalin regjistrat, janë 2 miliardë. Për 200 mijë familje që kanë patur biznese nga të cilat 84.000 aktive.
Shndërroi rrogëtarët e shtetit, shërbëtorët tuaj, në armiq të votës së lirë, në xhandarë të votës së lirë, në policë të votës së lirë. Organizoi në muajin elektoral me paratë tuaja, në kundërshtim me ligjin, 4530 aktivitete për të ndikuar tek zgjedhësit shqiptarë, nga të cilat dhe Giro d'Italia. 7 milionë euro ditën e votimit.
28 deputetë i ka të futur nga bandat, nga kartelet e drogës, Troplinët, Çelajt, e të tjerë. Dhjetra mijëra punësime të përkohshme, leje ndërtimi, certifikata pronësie gjatë zgjedhjeve. Jo zgjedhjet s'i fitoi kurrë ai.
Zgjedhjet i fitonte absolutisht asnjë forcë tjetër përveç Partisë Demokratike në qoftë se ai nuk do sillej në këtë mënyrë. Natyrisht. Por krahas paralajmërimit se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, unë i isha betuar para jush se do mbrojë votën tuaj.
Dhe votën tuaj e mbrojtëm ne. Votën tuaj e mbrojtëm, siç e mbrojtëm në vitin 2001. Ne kishim në vitin 2001, në kushte i keni vetë parasysh, por ne dolëm të damkosim, të dënojmë vjedhjen e votës. Të njëjtën gjë arritëm në 2025-ën. Prandaj thashë, na ka gjetur të gatshëm. Na ka gjetur më të gatshëm se kurrë për t'i dhënë atë që meriton.
Ka dhunuar votën tonë, ka dhunuar votën e shqiptarëve, ka dhunuar thelbin e lirisë, ka dhunuar të ardhmen tonë. Poshtë Edi Rama!
Edi Rama ka përqendruar çdo pushtet në dorën e tij. Në vitin elektoral arrestoi liderët e partive kryesore opozitare për të marrë mandatin. Të gjitha këto mendoj se do i kapërcente duke bërë lobingje me Mogherina-t, me Charles Goligal, me McGonigal-ët.
Të gjitha këto mendoj se do i kalonte duke përdorur paratë tuaja për të mashtruar botën, por jo nuk arriti. Ata që vëzhguan zgjedhjet, ata ishin njerëz me karakter, njerëz besnikë të parimeve të tyre. Ju bëri presionin më të turpshëm, më banditesk, por në raporte, por në raport ja numëruan të gjitha.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38