Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama ka urdhëruar shefin e SHISH që të mos komunikojë me partnerët, në rrezik siguria kombëtare

Berisha: Rama ka urdhëruar shefin e SHISH që të mos

Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi sot se drejtuesi i SHISH, nuk po lejohet të kryejë detyrën. Ai tha se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar Helidon Bendon që të mos komunikojë me partnerët.

Por kjo sipas Berishës, e bën të pamundur kryerjen e punës dhe përmbushjen e objektivave të këtij institucioni. Më tej shtoi se kjo porosi cënon sigurinë kombëtare.

“Unë ju kam informuar që Kanushi që ka dërguar Edi Rama nga enturazhi i tij më i ngushtë, nuk ka punuar një ditë të vetme. Nuk ka qenë as informator. Dhe merr shërbimin si një militant i verbër. Me dy porosi, e para që do lartësohesh në detyrë nëse nuk komunikon me partnerët. Është absolutisht e vërtetë kjo. Nuk ka ndodhur kurrë, një porosi e tillë nuk është dhënë kurrë.

Pa komunikim me partnerët, shërbimi është larg çdo mundësie për të përmbushur objektivat e tij për sigurinë kombëtare. Shërbimi informativ nuk ka fuqi imponimi të ligjit. Është thjesht mbledhës informacioni, sepse të atillë e ka përcaktuar ligjvënësi.

Edi Rama u kërkon që çdo bashkëpunim me shërbimet partnere, të kalojë direkt nga Edi Rama. Po sikur të na e çojë në Beograd këtë bashkëpunim Edi Rama?”-tha Berisha.

Të fundit