Ditari i Opozitës

Berisha: Rama ka zgjedhur në luftën kundër opozitës mercenarë dhe kriminelë të llojit Kraja, Millonai

Berisha: Rama ka zgjedhur në luftën kundër opozitës

Lideri i opozitës, Sali Berisha në tubimin tek Rruga e Shpresës tha se Rama po përdor mercenarë për të sulmuar opozitën.

Mes tyre, Berisha rreshtoi Arben Krajën dhe Enkeleda Millonain.

Berisha: Miqtë e mi, Edi Rama, Erion Veliaj, kriminelët e tjerë në qeveri, organizatat kriminale në bashki dhe në ministritë e vendit, po dridhen nga tmerri se revolta e qytetarëve, e pandërprerë do i fshijë ata nga faqja e dheut.

Edi Rama ka zgjedhur në luftën kundër opozitës mercenarë dhe kriminelë të llojit Damani, Kraja, Millonai e kompani.

Sonte duhet t’u them atyre që pa vetëdije mendojnë se Damani po kryen dhe ndonjë veprim.

Unë ju them këtyre njerëzve, në qoftë se kanë një miligram dinjitet njerëzor, u them se gjykatësi, hetuesi, prokurori që ndëshkojnë një njeri të pafajshëm, janë të amnistojnë çdo krim dhe kriminel.

Gjykatësi, prokurori, hetuesi që keqpërdoret si letër higjienike nga qeveritarët kundër kundërshtarëve politikë të tyre është i aftë, është i shitur, të kryejë çdo krim.

Të fshehë krimet më monstruoze sepse ka shitur vetën dhe ai që shet veten, çdo gjë mund të jetë, por njeri i qytetëruar, njeri me dinjitet nuk është.

Të fundit