Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama ka zhdukur si në ‘vrimat e zeza’ të galaksive 56 miliardë euro në 10 vite, do bëhet audit

Berisha: Rama ka zhdukur si në ‘vrimat e zeza’ të

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se në 10 vitet e fundit ka shpërdoruar 56 miliardë euro.

Duke folur nga tubimi qytetar që mbahet si çdo mbrëmje poshtë banesës së tij, Berisha tha se nëse nuk do ishin zhdukur këto para, Shqipëria sot do ishte të paktën 3 herë më mirë.

Në 10 vite, qeveria, organizatë kriminale e Edi Ramës, ka shpenzuar rreth 56 miliardë euro, borxhe, të ardhura dhe të tjera.

Imagjinoni ju 56 miliardë euro, në qoftë se nuk do ishin zhdukur si në vrimat e zeza të galaksive, Shqipëria sot do ishte të paktën 3 herë më mirë.

Rrogat do ishin minimumi tre herë më të larta.

Të ardhurat për frymë do ishin tre herë më të larta.

Shqipëria, shqiptarët jo që do ishin të fundit në rroga e pensione, përkundrazi do ishin të parët në distancë në rajonin tonë për rrogat dhe pensionet.

Po ku shkuan këto? Çfarë ndodhi me këto 56 miliardë euro miqtë e mi?

Arsimi, rënie në pikiatë. 2.3 buxheti nga 5 që ishte premtuar.

Cilësia e arsimit, rënien më të madhe në botë.

Shëndetësia, rënie masive.

Rrogat, më të ulëtat në rajon.

Miqtë e mi, është jetike që të krijojmë sa më parë qeverinë teknike.

Një nga aktet më të para do jetë kontraktimi i një prej firmave më të mëdha në botë për të gjetur dhe nxjerrë gropën e madhe, të cilën Edi Rama me hajnat e tij kanë bërë në Shqipëri.

Për të gjetur dhe nxjerrë ku shkuan 56 miliardë euro, me të cilat Shqipëria do ishte 3 herë më lart, me rroga 3 herë më të mëdha, me shërbime disa herë më të mira.

Dhe shqiptarët nuk do ishin duke ikur, por duke u kthyer në vendet e tyre për të ndërtuar ëndrrën e bukur shqiptare”, tha Berisha, i cili paralajmëroi audit për këtë akuzë.

Ndaj do ketë dhe një audit i plotë se ku shkuan në 10 vite 56 miliardë euro.

Ku shkuan këto para? Do bëhet dhe Edi Rama do bjerë në atë gropë të zezë me të gjithë hajdutët e tij”, tha Berisha.

Të fundit