Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama kërcënoi Ervis Martinajn, Brilanti u ekzekutua në urë, aty ku vrasjet i bën policia

Berisha: Rama kërcënoi Ervis Martinajn, Brilanti u ekzekutua në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka kërcënuar të shumëkërkuarin e zhdukur, Ervis Martinaj.

Berisha risolli në vëmendje vrasjen e Brilant Martinajt teksa tha se “ekzekutimet në urë i bën policia. Kryedemokrati renditi edhe një sërë faktesh që tregojnë se si qeveria është pëfshirë në krime.

“A nuk ishte Edi Rama që do i thoshte Ervis Martinit se ta dimë targën? A nuk u ekzekutua kushëriri i tij në urë, dhe vrasjet në urë, në të gjitha kohërat, janë vrasje policie? A nuk ishte Ervis Martini që në pamjet e tij të fundit shoqërohej nga një oficer policie?

A nuk ishte Edi Rama që Rrahman Rrajën e bënte deputet për së dyti dhe tani që e kanë hequr, fut në asamble vajzën apo mbesën e tij? A nuk është Edi Rama që pasi u largua nga parlamenti krimineli Arben Ndoka, e emëroi kryetar politik për Lezhën të partisë së krimit?

Pra miq, ky është mjedis krimi, është terren krimi. Qeveria dhe krimi janë një dhe të pandarë. Edhe njëherë, prapa çdo akti kriminal fshihet një ministër, një deputet, një zyrtar, një gjykatës, një prokuror, një oficer policie.

A nuk treguan dosjet se si shefat e krimeve u tregonin bandave se ku i kanë kundërshtarët në zbatim të strategjisë së Edi Ramës  që kokat t’i hanë njëri-tjetrit?”, deklaroi Berisha.

Të fundit