Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama kërkon të marrë kontrollin e regjistrave bankarë

Berisha: Rama kërkon të marrë kontrollin e regjistrave

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se kryeministri Rama kërkon të marrë kontrollin e regjistrit të kredive, nisur nga deklaratat dhe kritikat drejtuar dje përfaqësuesve të bankave të nivelit të dytë.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Rama kërkon të zhvendosë regjistrin e kredive nga sistemi bankar, në institucionet afër tij. Berisha i bën thirrje Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, të refuzojnë kërkesën e Ramës.

Postimi i plotë:

Larg duart e zeze te mafjes shterore nga bankat!

Rama do te shtije ne dore regjistrin bankar!

Miq, prapa sulmit te djeshem kunder bankave te Edi Rames qendron kerkesa e tij per marre nen kontroll regjistrin e Kredive.

Ta dashur miq, Edi Rama papritmas sulmoi me rrufe e bubullima, sistemin bankar ne Shqiperi.

Ata qe degjuan kete sulm te pazakont ndaj bankave ne keto 30 vite mbeten sa te habitur aq dhe te tronditur sepse ne bankat e vendit kane kursimet e tyre qindra mijera familje dhe biznese shqiptare.

Por qytetari dixhital informon se shkaku i sulmit te eger ndaj bankave qendron ne kerkesen insistuese te Edvinit per çvendosjen e regjistrit bankar nga Banka e Shqiperise tek zyrat e Rames, ne menyre qe ai te vendose ne kontroll total kursimet dhe kredite e qytetareve shqiptar.

Guvernatori i Bankes se Shqiperise e kundershton ne menyre kategorike dorezimin e regjistrit bankar pasi bankat e vendit i kane bere te qarte atij se ato do te largohen nga vendi ne rast se regjistri bankar i dorezohet ekzekutivit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt tiranik te Edi Rames, i bej thirrje guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe drejtuesve te bankave te vendit te refuzojne kategorikisht kete kerkese ne thelb marksite te Edi Rames.

 

 

Të fundit