Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama kishte urdhëruar të zgjaten hetimet ndaj meje, por në asnjë dokument nuk përmendet emri im

Berisha: Rama kishte urdhëruar të zgjaten hetimet ndaj meje, por

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi nga tubimi qytetar se kryeministri Rama kishte urdhëruar të zgjaten hetimet ndaj, duke iu referuar vendimeve të gjykatave, në sajë cilave ndodhet në arrest shtepie. 

"Sot ishte një seancë me Irenën me pesë mbiemra, delinkuenten Gjoka që ka pafytyrësinë dhe paturpësinë të qëndrojnë në detyrë kur vendin e ka në burg se ka shkelur ligjin.
Sot, miqtë e mi, çfarë rezultonte? Edi Rama kishte urdhëruar mercenarët e vërtetë që të kërkojë zgjatjen e hetimit.
Por duhet t’u informoj ju dhe shqiptarët se kjo është radha e tretë që në asnjë nga dokumentet e dorëzuara nuk citohet emri i Sali Berishës.
Sepse këta mercenarë nuk gjejnë dot edhe 100 vjet po të kontrollojnë asgjë, por vetëm zbatojnë verbërisht si mafiozë, pa moral, pa karakter, si njerëz të marrë peng, urdhrat e Edi Ramës.
Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë pavarësisht nga kushtet, pavarësisht nga sakrificat, por e vërteta nuk mbrohet kurrë pa sakrifica", u shpreh Berisha. 

Të fundit