Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama, kryeministri më mizogjen në Europë

 Berisha: Rama, kryeministri më mizogjen në Europë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në konferencën “Forcimi i rolit të gruas në demokracinë lokale”, të organizuar nga PD dhe fondacioni suedez, ‘Jarl Hjalmarson’, ka vlerësuar kontributin e organizatave ndërkombëtare partnere dhe ka theksuar rëndësinë e rritjes së rolit të grave në politikë dhe vendimmarrje, si në Partinë Demokratike ashtu edhe në qeverisjen e ardhshme të vendit.

Berisha e nisi fjalën me falënderime për Fondacionin Jarl Hjalmarson dhe përfaqësues të partive simotra europiane, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre ndër vite për PD-në. Në vijim të fjalës së tij, lideri demokrat tha se Shqipëria po përballet me një regjim autokratik, me kufizim të lirive politike, presion ndaj opozitës dhe përkeqësim të gjendjes sociale, ndërsa ngriti akuza edhe për lidhje të pushtetit me krimin e organizuar dhe ndikimin e tij në ekonomi.

Berisha:  Ne jetojmë, të dashur miq, në një diktaturë autokratike. Një regjim në të cilin, hapësirat e lirisë janë të ngushtuara në tërësi për qytetarët, por janë dhe shumë më të ngushtuara për opozitën. Ne jetojmë në një regjim i cili nga mëngjesi gjer në darkë ka në axhendën e tij luftën aprincipiale, luftën e egër kundër opozitës dhe drejtuesve dhe eksponentëve të saj. Ju jeni dëshmitarë se si Albana Vokshi, pse ka mbrojtur parimet që ne besojmë, ka mbrojtur ju, vlerat, është agresuar në mënyrën më të egër, targetuar edhe familjarisht, nga banditët e kësaj qeverie, jo vetëm banditët në terren, por banditët në parlament, sepse kushtet tona këto janë.

Ai që agresoi Albanën në parlament dhe që quhet Taulant Balla, ai është një porositës vrasjesh me dokumenta zyrtare. Ai person që sot kryeson grupin e Partisë Socialiste dhe që qarkullon si përfaqësues i kësaj pseudo-mazhorance nëpër botë, ai është një person i cili në dosje gjyqësore figuron se ka porositur vrasje dhe se kjo dosje gjyqësore është eliminuar, është shkatërruar me vendim gjykate dhe prokurori për ta mbrojtur atë. Nuk është vetëm një rast, po aty brenda tij janë disa raste. Atëherë, a mund të më thoni mua ju, ka një dallim midis atij xhahilit që agresuan Albanën dhe vajzën e saj në tek qendra e votimit me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që e agresoi në sallën e parlamentit?

Pra, u ndala në këtë moment për të theksuar se cilat janë sot kushtet e vështira, shumë të vështira për motrat, nënat, vajzat dhe gratë shqiptare. Nuk ndalem pastaj dhe te fakti tjetër që Shqipëria ka kryeministrin më mizogjen në Europë. Një kryeministër brutal në qëndrimet e tij ndaj ministreve. Është, i cili ka të përsëritura sekuenca të Idi Aminit në mbledhjet e qeverisë. Mirëpo ai me atlete të bardha dhe me, me ca manierizma të tjera i shuan dhe përpiqet të tregojë në një kohë që në fakt është një mizogjen i pamëshirë, i padenjë jo për atë post, po për asnjë post tjetër në Shqipëri.

Të fundit