Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama loboi në Uashington për Vuçiç-in dhe kundër meje

Berisha: Rama loboi në Uashington për Vuçiç-in dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama se gjatë vizitës së tij 4-ditore në SHBA loboi për presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kundër tij. 

Gjatë një takimi me banorët e fshatit Cukas me kandidatin për kryetar bashkie Elton Bano, Berisha tha se pavarësisht lobimit të Ramës, ai do të mbetet përkrah shqiptarëve deri në fund të jetës së tij. 

Edi Rama është arrogant. Të mos mendojë kush se ai ka hallin e qytetarëve, nga mëngjesi e deri në darkë ai mendon si t'i gënjejë qytetarët dhe të vjedhë më shumë, kjo është e vërteta e tij. Ndaj dhe me këtë revolucion e ka kapur tmerri atë.

Shkon në Uashington dhe lobon për Vuçiçin dhe kundër Sali Berishës, por ja ku jam unë dhe me ju do të jem deri në minutën e fundit të jetës time. Unë mbetem shqiptar i lirë, shqiptar krenar dhe u garantoj se së bashku do ecim të sigurt drejt fitores së PD, fitores së opozitës së vërtetë", u shpreh Berisha. 

Të fundit