Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama mori përsipër projektet e Beogradit për ndarjen e Kosovës

Berisha: Rama mori përsipër projektet e Beogradit për ndarjen e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi sërish refuzimin nga mazhoranc të rezolutës që dënon gjenocidin serb ne Kosovë.

Berisha tha se ishte një akt i pashembullt nga përfaqësuesit e partisë së krimit. Ai tha se Rama ka marrë përsipër projektete e Beogradit për të ndarë Kosovën dhe për të ndryshuar kufijtë.

“Refuzimi që i bënë dje votimit të rezolutës për gjenocidin serb ishte akt i pashembullt, në radhë të parë në rrafshin njerëzor sepse e them këtu, për çdo njeri të qytetëruar, midis të gjitha krimeve është gjenocidi, i cili në kualifikimet e tij në rastin konkret ka vrasjen e qytetarëve të pafajshëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

Këtyre përfaqësuesve të partisë së krimit në parlament, këtyre zonjave atyre që janë nëna, motra, u them kurrë se nuk arrij kurrë ta kuptoj ku e gjetët ju forcën për të qëndruar të ngurta ndaj sakrificës të jetës së 1400 fëmijëve që u vranë barbarisht vetëm pse ishin fëmijë shqiptarë.

Unë përshëndes veteranët e UÇK për lëvizjen e tyre. Në të gjithë dijeninë time, ndjekjen time, nuk kam parë në mënyrë absolute asnjë fakt që të provojë asnjë akuzë për të cilën janë arrestuar dhe mbahen në arrest ish-udhëheqësit e luftës dhe udhëheqësit politikë më vonë të Kosovës. Asnjë! Kjo është e vërteta. Dhe unë uroj me zemër që ajo gjykatë të shpallë pafajësinë e tyre dhe kthimin e tyre në vendin e tyre.

Edi Rama u tërhoq, por unë kam këtu dëshmitë që ai ishte parashikuar të fliste mbi 1 orë. Do bëhej patriot njeriu që me aktet e tij është ndaj Kosovës po aq armik sa Aleksandër Vuçiçi. Edi Rama mori përsipër projektet e Beogradit për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve me një seri takimesh të fshehta. Edi Rama është në histori i pari që paditi kryeministrin në detyrë të Kosovës se mbronte interesat e qytetarëve të tij”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit