Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar

Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me ekspertë të Departamentit të Infrastrukturës në Partinë Demokratike, theksoi se opozita ka nisur një proces të gjerë diskutimi për hartimin e programit qeverisës, me fokus të veçantë te infrastruktura dhe transporti.

Në këtë kuadër, ai u shpreh se Partia Demokratike do të hartojë një plan të ri për zhvillimin e infrastrukturës dhe urbanistikës, duke përcaktuar ndërhyrjet prioritare që në muajt e parë të qeverisjes.

Berisha theksoi gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të transportit hekurudhor dhe projektit për hekurudhën Durrës–Prishtinë, të cilën e konsideroi një element të rëndësishëm për integrimin rajonal dhe europian.

Berisha: Pra, ne do përcaktojmë përparësitë tonë, ndërhyrjet me urgjencë, sigurisht do mbajnë përgjegjësi të plotë ata që krijuan këtë katastrofë infrastrukturore në Shqipëri, me në krye Edi Ramën.
Por qytetarët duan përgjigje.
Duke përcaktuar përparësitë tona, ne gjithashtu duhet t’i japim një peshë të rëndësishme, të madhe transportit hekurudhor me Kosovën.
Hekurudha Durrës-Prishtinë si ide ishte ide e Austro-Hungarisë, por si përpjekje është një përpjekje e jona.
Tani shoh që ky ka filluar ta lakojë.
E di si e lakon ky?
Njëlloj si abetaren.
E inauguruan në Prizren botimin e abetares së parë të përbashkët me autor dhe me të gjitha të tjerat.
Tani zotohet se do të inaugurojmë botimin e abetares së parë.
Edhe njëherë, nuk ka pasur Shqipëria një njeri më të rrënuar nga pikëpamja e koncepteve se sa ç’është ky.
Sigurisht që projektet ekzistuese kërkojnë ndërhyrje të forta sepse këto ishin projekte që ne i lamë në vazhdim që të gjitha.
U ngrit njëherë në parlament dhe më thotë se ja, po merremi me rrugët tua, po lëri ato, i thashë, në qoftë se i quan se nuk kanë vlerë, mos i ndërto.
Ai ndërtoi për të vjedhur se ato janë të domosdoshme.
Pra, është jetike që të përgatisim, të zhvillojmë rrjetin rrugor më të mirë që ka pasur Shqipëria ndonjëherë.
Por krahas rrjetit rrugor, rrjeti hekurudhor duhet të njohë zhvillimin e vet dhe shumë të rëndësishëm.
Ne pavarësisht se ky i mbylli sot dyert e Europës, por ne rrugë tjetër përveçse drejt Europës, nuk kemi.
Dhe objektivi ynë absolut, ylli ynë polar është integrimi në BE.
Hekurudha jonë duhet të jetë një hekurudhë, një faktor i rëndësishëm integrimi me hekurudhën evropiane dhe BE-në.
Në këtë kuadër, ekzistojnë studimet, por edhe të tjera po të jetë e nevojshme për shtrirjen dhe mirëfunksionimin e saj.
Pra, detyrat janë të rëndësishme.
Ne zotohemi t’i përmbushim ato.
Dhe t’i përmbushim në mënyrë absolute kurrë ndonjëherë me çmime të tilla stratosferike të paimagjinueshme, me çmime evropiane.
Greqia po ndërton hekurudhën Janinë-Kakavijë 4 milionë euro kilometri. Por kostoja e ndërtimit në Greqi për një seri rrethanash është më e lartë se në Shqipëri se rrogat dhe pagesat i kanë më të mëdha.
Dhe 4 milionë.
Këtu 20 milionë.
Ndaj dhe për ne, infrastruktura moderne mbetet kushti themelor i zhvillimit të këtij vendi dhe ne i qëndrojmë plotësisht.

Të fundit