Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron Ramën: Nuk të ndahemi, do marshojmë drejt Surrelit

Berisha paralajmëron Ramën: Nuk të ndahemi, do marshojmë

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se Rama i ka shpallur luftë shqiptarëve, por u garantoi se një grusht hajdutësh nuk mund të nëpërkëmbin popullin.

Kryedemokrati paralajmëroi se qytetarët nuk do t’i ndahen Ramës dhe se do të marshojnë deri në Surrel.

“Ndaj dhe ne jemi këtu sot, jam i bindur se me të drejtë, jo pa të drejtë, ka qytetarë këtu në shesh, ka edhe të tjerë që na ndjekin, që thonë se çfarë do bëjnë këta. E keni shumë të drejtë pyetjen. Por u jap fjalën që ne do bëjmë atë, ja do vdesim, ja do rrojmë për liri. Mjerë ai që provohet me ne.

Dhe dijeni mirë se kur ne kemi dalë me këtë zotim, kurrë nuk kemi humbur, kemi fituar, kemi fituar, do fitojmë. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbë ne.

Nuk mundet kurrë nje grusht hajdutësh, narkotrafikantësh të shkelmojnë mbi dinjitetin tonë, mbi të ardhmen tonë, të nxijnë Shqipërinë, të na përzënë nga Shqipëria. Jo, kurrë. Ta harrojnë! Kemi dalë në shesh. Mos e harro këtë Edi Rama. Sheshi është i yni. Kudo që të jesh, nuk të ndahemi. Nuk të ndahemi këtu, po të jap fjalën se nuk të ndahemi as në Surrel. Hapi sytë dhe shih këta njerëz. Marshim drejt Surrelit. Po, po u them unë. Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë. Ai ka shpallur luftë shqiptarëve, ne i shpallim luftë armikut të shqiptarëve. Ke prekur votën ti mor bastard, harrove ti se daja yt dhe babai yt për votën donin të na fusnin tanket”, deklaroi Berisha.

Të fundit