Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama nuk do të rrëzohet nga amerikanët, apo drejtësia, por nga populli shqiptar

Berisha: Rama nuk do të rrëzohet nga amerikanët, apo

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron i bindur se kryeministri Edi Rama nuk do të rrëzohet nga amerikanët, as nga drejtësia, por nga populli shqiptar.

I pyetur nga gazetarët në Opinion për lajmet e qarkulluara se se kryeministri Edi Rama do merret me helikopter nga Amerika, njësoj si Maduro, Berisha e mohoi ta ketë thënë. 
Sali Berisha: Ne nuk votuam Edi Ramën. Nuk bëjmë kompromis ne me sigurinë kombëtare. Armiku numër një i shqiptarëve është Edi Rama. Ndodhi diçka e papritur, sepse Rama ishte bërë gati të shkonte në Davos. Ai darkonte me zonjën Kushner dhe do merrte avionin. Për një orë e gjysmë do shkonte në Davos. Por, besoj se Trump nuk donte që Rama të ishte në Davos.

Mentor Kikia: A është Rama duke u rehabilituar politikisht nga SHBA, pas takimeve me Ivanka Trump. Shqiptarët thoshin se Rama ia hodhi dhe këtë herë, duke e rregulluar me Amerikën. Një muaj rresht ju keni thënë se do vijë Amerika të marrë Ramën me helikopterë.

Sali Berisha: Jo, nuk e kam thënë kurrë. Kjo është teknikë e marrëdhënieve të tij publike, një teknikë shumë e ulët moralisht. Të gjitha këto i nxjerr vetë ai. Ramën nuk e rrëzon as Amerika, as SKAP, por do e rrëzojë opozita. I përhap vetë Rama këto. E kam bërë shumë të qartë se Ramën do e rrëzojnë qytetarët.

Bruna Çifliku: …por ka pasur një ekzaltim nga demokratët, që dhe Rama do merrej si Maduro.

Sali Berisha: Këto janë teknika, që Rama i përhap vetë. Janë mashtrime shumë të ulëta. Laburistët e përdorën këtë teknikë, por iu kthye në boomerang.

Të fundit