Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama nuk lejon hetimin e thjeshtrës, fitoi dhjetëra tendera në kundërshtim me Kushtetutën

Berisha: Rama nuk lejon hetimin e thjeshtrës, fitoi dhjetëra tendera

Berisha: Sot, 43 deputetë të opozitës janë angazhuar në një betejë pa kthim në parlament, për faktin më të paimagjinueshëm, sepse Edi Rama ka urdhëruar konfiskimin e të drejtave të tyre themelore politike, të drejta që burojnë nga vota juaj, të drejta të dhëna me Kushtetutë deputetëve, në mënyrë që ata të mund të mbrojnë interesat tuaja.

Duke u mohuar deputetëve të drejtën e procesit legjislativ, të paraqitjes së ligjeve, rezolutave dhe amendamenteve, të cilat sipas Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit, duhet të ndjekin një proces normal parlamentar, ai de facto u vendos veton.

Edi Rama, jo një herë, por gjatë këtyre dy viteve, ka mohuar 8 komisione hetimore parlamentare.

Këto komisione hetimore parlamentare, kanë në epiqendër të hetimit të tyre, Edi Ramën personalisht, familjarët e Edi Ramës, ministrat e Edi Ramës, oligarkët e Edi Ramës.

Këto komisione synojnë të paraqesin para shqiptarëve se si Kushtetuta e vendit, thyhet, dhe se si familjarët e Edi Ramës pasurohen në kundërshtim me përcaktimet e Kushtetutës.

Në Kushtetutë, familja e ngushtë e deputetit, dhe kjo nënkupton bashkëshorten, prindërit dhe fëmijët, nuk lejohet të sigurojnë asnjë të ardhur tjetër përveç rrogës, nga sektori publik qendror apo vendor.

E vërteta është se thjeshtra apo vajza e familjes së Edi Ramës, prej 7 vitesh, ka fituar me dhjetëra e dhjetëra tendera në kundërshtim me Kushtetutën.

Dhe thuhet se nuk bën as deklarimin e pasurive në ILDKP. Pra, qëndron mbi ligjin dhe Kushtetutën. Dhe Edi Rama nuk pranon të hetohet.

Të fundit