Flash News
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
Berisha: Rama nuk reziston as 3 ditë ndaj mosbindjes civile
Kreu i PD, Sali Berisha është ndalur sërish në aksionin opozitar deri në mosbindje civile.
Duke folur nga tubimi qytetar i mbajtur si çdo mbrëmje poshtë banesës së tij, Berisha tha i bindur se qeveria Rama as 3 ditë nuk i reziston dot mosbindjes civile qytetare.
Berisha: Liria kërkon sakrifica nga ne miqtë e mi.
Liria kërkon nga shqiptarët ato sakrifica që kanë bërë në të gjitha kohërat, kundër pushtuesve të egër.
Ky është një pushtues nga më të këqijtë që ka pasur Shqipëria.
Ishte dje dita e besës së madhe.
Ata që lidhën besën në Lezhë, përveç Zotit dhe armëve të tyre, nuk kishin asgjë tjetër, por ishte besa dhe bashkimi, ishte besimi që i bëri ata të stërfuqishëm për të mundur perandorinë më të madhe të atyre kohërave.
Ndaj dhe ne duhet të bashkohemi, të bashkohemi.
Çdo shqiptar që e do këtë vend, çdo shqiptar që do të jetë i lirë, do që fëmijët e tij të jenë të lirë, kundër këtij pushtuesi të egër, që poshtëron, që varfëron shqiptarët që i përzë ata nga vendi i tyre.
Miqtë e mi!
Mos harroni se Edi Rama dhe regjimi i tij janë kalbësirë dhe vetëm kalbësirë.
Ju garantoj se as 3 ditë nuk i rezistojnë dot mosbindjes civile qytetare.
As 3 ditë nuk i rezistojnë dot betejës tonë pa kthim.
Ta bëjmë këtë betejë për vete, për fëmijët tanë, për shqiptarët kudo që jetojnë sot.
Shqipëria shpëtohet nga shqiptarët, Shqipëria shpëtohet nga shqiptarët