Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama për pushtet po gjobit shqiptarët. Zinxhiri gjyqeve po shkon 1.6 mld euro

Berisha: Rama për pushtet po gjobit shqiptarët. Zinxhiri gjyqeve po

Kreu i PD ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Nga një takim elektoral nga Kamza, Berisha tha se Rama po gjobit shqiptarët për të mbajtur pushtetin. Sipas Berishës, vetëm zinxhiri i gjyqeve po shkon në 1.6 miliardë euro

Berisha: Këto 8 vite kanë qenë vite të një varfërimi të frikshëm të qytetarëve të Kamzës dhe Shqipërisë. Vetëm në 1 vit Edi Rama ka vjedhur me buxhetin e shtetit 122 miliardë lekë. 122 miliardë janë rrogat e 8 viteve për shqiptarët. Janë shumë për të trefishuar pensionet dhe rrogat në Shqipëri. Edi Rama vetëm për pushtetin e tij po gjobit Shqipërinë, po gjobit ju, 1.6 miliardë euro.

110 milionë euro e dënoi gjykata e Uashingtonit për Agon Channel. Por a e dini ju pse, sepse ai televizion kritikonte Ramën. Sepse ai televizion shkoi të filmonte dasmën e Erion Veliajt që bëhej me paratë e ministrisë, me tender që ai i kishte dhënë vëllait të vet.

Po kështu veproi me të tjera. Zinxhiri i gjyqeve nuk ka fund. Po shkon në 1.6 miliardë euro. Mos të dënojmë veten. Mos të dënojmë fëmijët tanë.

Nga vjet gjer sivjet, çdo njëri prej kush për shkak të çmimeve të rritura me bordet komuniste, ka paguar 430 mijë lekë më shumë, sesa një vit më parë për të njëjta ushqime. Dhe ai pasi mblodhi paratë, pasi mblodhi nga rritja e çmimeve 520 milionë euro, në vend që të ua kthente ju, të ua kthente qytetarëve siç bënë qeveritë e tjera, ua dha klientelës së vet ndau paratë me ta.

Ai ju dy-trefishoi çmimin e energjisë bizneseve, në një kohë kur Shqipëria prodhoi 2 miliardë kilovatorë më shumë, se sa nevoja, 2 vite me radhë. Po çfarë bënë, shitën sekserëve të tyre, ata rishitën dhe ndanë paratë me ta. Ndaj dhe shqiptarët ikin.

 

Të fundit