Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama po bllokon heqjen e imunitetit të Ballukut, po fshihen provat e krimit

Berisha: Rama po bllokon heqjen e imunitetit të Ballukut, po fshihen provat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit të Mandateve pa u vendosur për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në rrjetet sociale, Berisha akuzon kryetarin e grupit socialist Niko Peleshi, se me urdhër të Ramës, refuzoi t’u vërë në dispozicion deputetëve provat e Prokurorisë që faktojnë vjedhje me vlerë qindra miliona euro.

Berisha shkruan se ky veprim synon të pengojë arrestimin dhe ndëshkimin ligjor të Ballukut dhe përbën një akt flagrant antikushtetues.  

Reagimi i plotë:

Sot, Niko Peleshi në një akt të pashembullt antikushtetues nuk i jep deputetëve, anëtarë të Komisionit të Mandateve, provat e prokurorisë që faktojnë vjedhjet e qindra-milionë eurove nga Rama, Balluku. Pas 6 orësh debate ai ndërpreu me urdhër të Ramës mbledhjen e Komisionit të Mandateve pa vendosur heqjen e imunitetit të Lubisë dhe duke mos lënë kohë tjetër për mbledhjen e Komisionit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin antikushtetues të fshehjes së provave të krimit dhe bllokimin e drejtësisë nga Edi Rama. Partia Demokratike i thotë Edi Ramës dhe Lubi Ballukut se asgjë në botë nuk ju shpëton ju nga ndëshkikimi ligjor i merituar për mega-vjedhjet tuaj. #sb

Të fundit