Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama po detyron partnerët të mbyllin integrimin dhe ndihmën ndaj Shqipërisë

Berisha: Rama po detyron partnerët të mbyllin integrimin dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me veprimet e tij po rrezikon integrimin europian dhe mbështetjen ndërkombëtare për Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Rama po vepron në kundërshtim me paralajmërimet “ultimative” të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët – sipas tij – nuk do të tolerojnë asnjë pengesë ndaj drejtësisë.

Sipas Berishës, partnerët ndërkombëtarë nuk kanë asnjë interes tjetër përveç interesit të qytetarëve shqiptarë dhe gjatë 35 viteve të fundit kanë dhënë nga 8 deri në 10 miliardë euro ndihmë për Shqipërinë, përmes mijëra projekteve zhvillimi në të gjithë vendin, “nga Kakavija gjer në Vermosh”.

Ai theksoi se këto projekte – nga ujësjellësat te fermat dhe investime të tjera infrastrukturore – janë dhënë për qytetarët e një vendi që duhet të gëzojnë sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, dhe jo për të mbështetur, siç u shpreh ai, një “diktaturë”.

Berisha akuzoi Ramën se po mban një qëndrim armiqësor ndaj interesave kombëtare dhe po rrezikon të ardhmen europiane të vendit.

Pjese nga deklarata

Dhe e bën këtë veprim pavarësisht nga paralajmërimet ultimative që ka marrë nga partnerët tanë se nuk do të tolerohet asnjë pengesë për drejtësinë.
Tani, këta partnerët tanë, duhet t’ua them shqiptarëve, në mënyrë absolute nuk kanë asnjë interes tjetër përveç interesit të qytetarëve shqiptarë.
Por ama, këta partnerët tanë, kanë dhënë për qytetarët shqiptarë gjatë këtyre 35 viteve të paktën 8 deri në 10 miliardë euro në mijëra e mijëra projekte nga Kakavija gjer në Vermosh, që e kanë nxjerrë këtë vend nga koha e prapambetjes më të thellë, e kanë sjellë në këtë.
Kanë kontribute substanciale.
Se ç’po kërkojnë ata?
Ata sigurisht ato ndihma, ato projekte që janë me mijëra, ujësjellësa, ferma, ato projekte kudo, i kanë dhënë për qytetarët e një vendi që duhet të gëzojnë ligjin, të drejtat, që të zhvillohen.
Nuk i kanë dhënë për një diktaturë.
Nuk ndihmojnë diktatura.
Dhe ky tani do t’u thotë se nuk jemi Gjermania, se nuk jemi Danimarka, se nuk jemi Austria.
Pse? Sepse kërkojnë zbatimin jo të Kushtetutës së tyre, por të Kushtetutës sonë.
Qytetarët duhet ta dinë se ky po sillet në mënyrën më antishqiptare, po shkelmon interesat e çdo qytetari.
Po shkelmon të ardhmen e shqiptarëve.
Po detyron partnerët tanë që të mbyllin çdo ndihmë ndaj Shqipërisë, integrimin ndaj Shqipërisë, sepse si ky nuk ka absolutisht asnjë kryeministër në vendet që pretendojnë për të ecur drejt BE, që të mund të imagjinojë të marrë masa të tilla.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit