Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama po grabit 4 mld euro me portin e Durrësit, plus 1 mld gjobë ndaj shqiptarëve për portin e ri

Berisha: Rama po grabit 4 mld euro me portin e Durrësit, plus 1 mld

 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama lidhur me projektin e portit të Durrësit dhe zhvillimet infrastrukturore në Porto Romano, duke folur për atë që e cilësoi si “aferën më tronditëse” të qeverisë.

Gjatë një deklarate për mediat dhe një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha tha se projekti për transformimin e portit të Durrësit përbën, sipas tij, “një grabitje të pasurisë publike” me vlerë nga 3.8 deri në 4 miliardë euro.

Ai shtoi gjithashtu se ndërtimi i portit të ri në Porto Romano do të sjellë një kosto shtesë prej rreth 1 miliard euro për qytetarët shqiptarë.

Berisha pretendoi se kapaciteti i portit të ri është dukshëm më i vogël krahasuar me atë ekzistues në Durrës dhe me porte të tjera në rajon, duke ngritur shqetësime për ndikimin afatgjatë ekonomik dhe tregtar.

PJESE NGA DISKUTIMI

Ndërkohë, zemërimi dhe revolta e qytetarëve shqiptarë po zien gjithmonë e më shumë.
Unë dje isha në Durrës për një nga aferat më tronditëse, atë të portit të Durrësit.
Porti i Durrësit, që Edi Rama do ta shndërrojë në Dubain e 1001 netëve përbën një grabitje të pasurisë publike prej të paktën 3.8 gjer në 4 miliardë euro dhe një gjobë për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano prej 1 miliardë euro.
Ndërkohë duhet thënë se Porto Romano me përmasat dhe projektin që ka është një port që zhvlerëson në mënyrë përfundimtare portet e Shqipërisë, u jep përparësi porteve të tjera të rajonit.
Ky port ka një të katërtën e kapacitetit aktual të portit të Durrësit, dhe një të tetën gjer në një të pesëdhjetën e porteve të rajonit.
Kështu që Shqipëria nga një vend me port strategjik për BE siç është porti i Durrësit, del në një vend pa porte të rëndësishme dhe kjo vetëm e vetëm që Edi Rama të bëhet supermiliarder.
Ndaj dhe u ftoj të debatojmë për këto çështje dhe çfarë çështje e konsideroni të rëndësishme.

Të fundit