Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama po përdor fasadë-opozitën për të futur Primin në reformën zgjedhore

Berisha: Rama po përdor fasadë-opozitën për të futur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka përdorur opozitën për të futur Primin në reformën zgjedhore, duke i lënë mundësinë partisë që fiton zgjedhjet, të marrë 10 deputetë më shumë.

I ftuar në ‘Open’, Berisha tha se në listën e deputetëve të PS-së, gjen shumë persona të inkriminuar, çka sipas ish-kryeministrit, vërtetohet me emrat që arritën të thyejnë herësin gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

“Për mua, absolutisht nuk kishte që të ishte i hapur. Kush fiton me garë të hapur në Shqipëri? Në listën time nuk ke gjetur kurrë njerëz të inkriminuar. Ndërsa në atë të Edi Ramës, edhe pa këtë kishte 18 njerëz me precedentë gjen çdo person. I bindur të jesh që po të ishte e hapur fare, do të kishe një ushtri prej tyre në Parlament. Unë kam borxh të paralajmëroj. Pse po e përdor fasadë-opozitën Edi Rama. Për të shtuar primin në reformën zgjedhore. Që nga themelimi i PD-së, deri sa e dorëzova, listat janë propozuar nga baza. 

Asnjë njeri nuk është i përjashtuar nga PD. Lulzim Basha bëri përjashtime të përjetshme. Problemi është këtu, me një opozitë të kapur. Vendi nuk ka opozitë. Si mund të ndërpritej Komisioni Hetimor. Unë kërkoj nga ju që të interesoheni për dosjen Muzin. Është hetuar në një prokurori, ka shkuar në Apel. Dosja Toyota Yaris, u shpik nga Sali Berisha? Absolutisht jo. Që të dyja ja kam thënë atij. Erdhi ambasadori amerikan me dosjen në zyrë.

Dhe jo vetëm më solli dosjen, por i thoshte dhe deputetëve që dosjen e ka Sali Berisha. Prokuroria e Tiranës, e hetonte këtë për larje parash. Unë e pyeta se cila është historia e parave. Më tha që u mblodhën përfaqësues nga SHBA këtu dhe paratë jua dhashë atyre”, u shpreh Berisha.

Të fundit