Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama po shkel Kushtetutën për të mbrojtur veten dhe Ballukun, ky është një grusht shteti

Berisha: Rama po shkel Kushtetutën për të mbrojtur veten dhe

Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të rëndë të Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores së Kuvendit, duke deklaruar se po përdor pushtetin për të mbrojtur veten dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi situatën si një “grusht shteti” ndaj rendit kushtetues.

Sipas Berishës, rregullorja e Parlamentit parashikon që raporti i Këshillit të Mandateve të paraqitet brenda dy javësh në Kuvend, ndërsa kanë kaluar 20 ditë nga depozitimi i kërkesës së prokurorëve për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut për vepra të rënda penale.

Berisha: Në qoftë se rregullorja e parlamentit parashikon se brenda dy javësh raporti i Këshillit të Mandateve paraqitet në parlament, unë u them sot se kanë kaluar 20 ditë nga data e dorëzimit në parlament të kërkesës së prokurorëve për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut për vepra të rënda penale, afera të cilat shkojnë me një dëm ndaj qytetarëve shqiptarë të barabartë me 1.2 miliardë euro.

Edi Rama sfidon në këtë mënyrë, në një grusht shteti, qytetarët shqiptarë, të cilët presin me të drejtë dhe padurim të shohin para ligjit qeveritarët hajdutë që janë bërë milionerë dhe miliarderë me taksat dhe pasuritë e tyre.

Edi Rama, në vend të dorëheqjes së tij të menjëhershëm, iu bëri të ditur shqiptarëve se ai është i gatshëm të përdorë 83 mandatet e krimit për të mbrojtur miliardat e vjedhura prej tij dhe bashkëpunëtorët e tij.

Të fundit