Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama po sillet si “lopë e çmendur”, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

Berisha: Rama po sillet si “lopë e çmendur”, kërkon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe përpjekje për të ndikuar mbi Gjykatën Kushtetuese.

Berisha u shpreh se situata në Shqipëri po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme dhe se, sipas tij, Rama “po sillet si lopë e çmendur”, duke shtuar se nuk gjen tjetër kualifikim për sjelljen e tij.

Sipas kreut të PD, kryeministri po sfidon hapur Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke krijuar “barriera speciale” për të mbrojtur veten nga hetimet.

Berisha theksoi se Kushtetuta e përcakton qartë pezullimin e gjyqtarit kushtetues dhe se çdo përpjekje për të ndryshuar këtë parim bie ndesh me frymën kushtetuese.

Sipas tij, sovraniteti buron nga populli dhe ligji nuk pranon pezullimin e të zgjedhurve drejtpërdrejt nga sovrani, ndërsa kryeministri, që nuk zgjidhet direkt nga populli, nuk gëzon mburojë nga pezullimi.

PJESE NGA DEKLARATA

Situata, gjendja në Shqipëri po bëhet çdo ditë dhe më e rrezikshme.
Edi Rama po sillet si lopë e çmendur.
Po të marr hua një term nga veterinaria, nuk mund të ketë kualifikim tjetër.
Në një sfidë të hapur të Kushtetutës së vendit, në një sfidë të hapur të ligjeve, kodeve të vendit, ai vendos në vend të zbatimit të tyre, në vend të zbatimit të kërkesës së bazuar të prokurorisë speciale, vendos krijimin e barrierave speciale për mbrojtjen e vetes së tij.
Vendos të tejkalojë Kushtetutën nëpërmjet ligjeve personale, krijimin e mburojave në mënyrë që ai dhe organizata kriminale që kryeson të vazhdojë plaçkën, grabitjen, plaçkitjen e shqiptarëve pa asnjë llogari para ligjit.
Ju do thoni pse unë them lopë e çmendur?
Them sepse ka degraduar psiqikisht në mënyrë totale.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, në amendamentin që ka sjellë për mbrojtjen e vetes së tij, për të korruptuar me ligj gjykatësit kushtetuese, i ka përfshirë edhe ata më mburojën e turpit ligjore ndaj pezullimit nga detyra.
Po duhet të jesh lopë e çmendur të mos lexosh Kushtetutën, e cila në mënyrë taksative përcakton se gjykatësi kushtetues pezullohet.
Pra, Kushtetuta për gjykatësin kushtetues ka përcaktuar pezullimin, çka do të thotë se gjithçka tjetër për të ngjashëm, përfshi presidentin e Republikës, që nuk është i zgjedhur nga populli, është i pezullueshëm për Kushtetutën.
Kushtetuta në frymën e saj, dhe ligji në zbërthim të Kushtetutës, nuk pranon pezullimin e të zgjedhurve direkt nga sovrani.
Pra, çfarë bën Kushtetuta? Pse ligji e ndalon këtë?
Sepse ligji i referohet frymës dhe nenit të sovranitetit kushtetues. Sovranitetit që buron nga populli. I zgjedhuri nga populli nuk pezullohet, kryeministri pezullohet sepse nuk zgjidhet nga populli.
Atyre që mund të thonë, jo u them, ka kryeministra që zgjidhen direkt nga populli.
Po. Ai ka emrin, kur bëhen zgjedhjet, kryeministri votohet direkt si kryeministër. Janë jo një, por disa vende të botës.
Kurse ky është i zgjedhur nga presidenti. Nuk ka asnjë mburojë nga pezullimi.
Ky po shkel Kushtetutën.
Pra, e thashë edhe njëherë, duhet të jesh edhe njëherë si duhet të jesh si ai që të mos lexosh Kushtetutën.
Çfarë tregon kjo?
Kjo tregon se ai me çdo kusht kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues, të cilët nuk mund ta pranojnë kurrë një nen të tillë.
Po si mund të pranojë gjykatësi kushtetues një nen të tillë, kur Kushtetuta thotë pezullohet?

 

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit