Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama protestoi me fotot e Enver Hoxhës kundër NATO-s, sot në kohë lufte jemi të sigurt

Berisha: Rama protestoi me fotot e Enver Hoxhës kundër NATO-s, sot

Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e Domjes, në mbështetje të kandidatit të 'Shtëpisë së Lirisë', Lulzim Vrana.

Ndërsa u ndal te konflikti Rusi-Ukrainë, Berisha tha se falë anëtarësimit në NATO gjatë qeverisjes së PD, Shqipëria është e sigurt. 

Ish-kryeministri akuzoi kryeministrin Rama se protestoi me fotografitë e Enver Hoxhës, kundër anëtarësimit në NATO. 
"Rruga nuk ka qenë e thjeshtë po vota juaj, besimi juaj u shndërrua në një zhvillim të vërtetë për vendin në vitet e qeverisjes së PD. Ajo u shndërrua në një transformim të paparë të infrastrukturës së vendit, nga Rruga e Kombit deri në 11 mijë km rrugë të tjera në të katër anët e Shqipërisë. Dyfishuam rrogat dhe pensionet. Në rritje të shpresës për të rinjtë tanë që të ndërtojnë në Shqipëri të ardhmen e tyre.

U shndërrua në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ju e mbani mend, ditën e anëtarësimit të vendit, Edi Rama do të organizonte në Tiranë mitingjet e protestës me fotografitë e babait të tij shpirtëror, Enver Hoxhës, në protestën kundër NATO-s.

Sot, ajo mbështetje juaj, ai anëtarësim në një kohë lufte për Europën e bën territorin e Shqipërisë në një territor të garantuar nga aleanca më e fuqishme e të gjitha kohërave e udhëhequr nga SHBA", u shpreh Berisha. 

Të fundit