Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama, kryeministri më i korruptuar në Europë, përdor pushtetin për të dhunuar opozitën

Berisha: Rama, kryeministri më i korruptuar në Europë,

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar pushtetarin 25 vjeçar më të korruptuar në Europë.

Në fjalën që mbajti si çdo mbrëmje në tubimin qytetar që mbahet poshtë banesës së tij, Berisha tha se Rama e përdor pushtetin për të dhunuar opozitën, për të krijuar Shqipërinë pa opozitë.

Berisha: Edi Rama është sot pushtetari 25 vjeçar më i korruptuar në Europë dhe me gjerë.

Edi Rama ka përdorur 25 vite në pushtet me një urrejtje të pashembullt ndaj shqiptarëve.

Përdor pushtetin mbi të gjitha për ti larguar ata nga Shqipëria, nga vendi i tyre për të rrënuar qenien e tyre.

Përdor pushtetin prej 25 vitesh për tu pasuruar vetë, familjar, i afërt për rilindësit në tërësi.

Përdor pushtetin për të fshehur, qindra milionë euro në kontot ofshore.

Përdor pushtetin për të dhunuar opozitën, për të krijuar Shqipërinë pa opozitë.

Përdor pushtetin për të kontrolluar drejtësinë dhe për të shndërruar atë në një levë, instrument  kundër opozitës dhe qytetarëve.

Përdor pushtetin për të ndëshkuar vetëm ata që don ai.

 

Të fundit