Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama shkarkoi Ahmetajn për inceneratorët, aferë që zien prej 6 vitesh

Berisha: Rama shkarkoi Ahmetajn për inceneratorët, aferë që

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi shkarkimin e Arben Ahmetajt sot si zv.kryeministër. 

Nga Fieri, Berisha tha se shkak është bërë afera e inceneratorëve. 

“Ndodhin vjedhje që nuk njohin kufi. Sot shkarkoi Arben Ahmetajn për një aferë e cila ka 5-6 vjet që zien. Janë 420 milionë euro. Pyesni pak për inceneratorin e Fierit, 32 milionë euro që nuk ekziston, i Tiranë 189 milionë euro nuk ekziston. Ndërtohet bypass i Fierit me 2.3 milionë euro kilometri sepse e ndërtojnë Bankat Europiane. Ndërtohet një rrugë nga tuneli i Krrabës në Farkë, 30 milionë euro. Ndërtohet në Tiranë zgjerimi i unazës, 22 milionë euro. Vjedhje, vjedhje pas vjedhje. Janë taksat tuaja. Dhe ne duhet t’i japim një përgjigje të merituar atij për këto, shumë shpejt”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, Rama qëndron në pushtet në mënyrë të paligjshme dhe përbën rrezik kombëtar.

“Edi Rama përbën rrezik të madh kombëtar. Vazhdoi me dhunimin e votës, vazhdoi me patronazhistët. Vazhdoi me përdorimin e të gjithë shtetit për votën. Vazhdoi me bandat, terrorin dhe sot qëndron në pushtet në mënyrën më të paligjshme që mund të qëndrojë një njeri. Ne jemi të angazhuar në një betejë shumëplanëshe”, tha Berisha.

Të fundit