Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama shkarkoi Arben Ahmetajn për të larë duart nga afera e inceneratorëve

Berisha: Rama shkarkoi Arben Ahmetajn për të larë duart nga afera

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i ministrit dhe zv.kryeministrit. Ai thotë se me këtë vendim, kryeministri Edi Rama tentoi “të lante duart” nga e ashtëquajtura aferë e inceneratorëve.

Sipas Berishës, Ahmetaj është i përfshirë në atë që ai e quan mafia e inceneratorëve, por thekson se “koka” e aferës është Rama.

“Edi Rama, për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar, aferën ndër më të mëdhatë në historinë e vendit, aferën e djegësave, ka shkarkuar Arben Ahmetajn. Me këtë rast, unë duke e konsideruar Ahmetajn një nga eksponentët kryesorë të mafies së djegësve, shtoj se kreu i kësaj afere është një dhe vetëm një.

Ky është Edvin Rama. Në aferën e inceneratorëve ai ka firmosur siç ka pohuar vetë, në kundërshtim me ligjin. Edi Rama ka firmosur në mënyrën më të paligjshme kontratën në shkelje të barazisë së ligjit për tenderat. Ai ka firmosur kontratën për një kompani me zero eksperiencë në fushën e plehrave”, tha Berisha nga selia blu.

 

Të fundit