Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama shpall sekret shpenzimet qeveritare, nësoj si Enver Hoxha

Berisha: Rama shpall sekret shpenzimet qeveritare, nësoj si Enver Hoxha

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj vendimit për të shpallur sekret shtetëror shpenzimet e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si një akt antikushtetues dhe një zyrtarizim të vjedhjes.
Në një postim në Facebook, Berisha denoncoi shpenzimet marramendëse të Ramës, duke përmendur rastin e një shishe vere Romanee Conti me vlerë 33 mijë euro dhe fluturimet me avion charter që kapin shifrën e 23 milionë eurove.

Sipas tij, ky nivel luksi dhe mungese transparence i ngjan praktikave tëish diktatorit Enver Hoxha, i cili mbante të fshehta dhe të pakufizuara shpenzimet personale. 

"Edi Rama i shisheve 33 mije euro Romanee Conti dhe i fluturimeve 23 milionë euro me avion charter, ka shpallur sekret shtetëror shpenzimet e tij të bëra me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Njësoj si Enver Hoxha që i kishte shpenzimet sekrete dhe të pakufijshme. Ky akt antikushtetues, zyrtarizon vjedhjet!", shkruan Berisha. 

Të fundit