Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama shpenzoi 2 miliardë për rrasa guri, një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit

Berisha: Rama shpenzoi 2 miliardë për rrasa guri, një nga

Ish kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka abuzuar me miliona lekë të shpenzuara për shtrimin e shesheve të qyteteve me gurë.

Nga Vlora ku po zhvillon një takim me demokratët për zgjedhjet e 22 majit, Berisha tha se Rruga e Kombit ka kushtuar gati sa gjysma e këtij projekti, kurse Rama shpenzoi 2 miliardë për rrasa guri.

Çdo shqiptar duhet ta pyesë Edi Ramën se kur u bëre kryeministër, kishe 200 milionë euro të fshehura, nuk i përgënjeshtrove këto. Çdo qytetar duhet ta pyesë, si mund të shpenzosh 2 miliardë euro në rrasa guri për sheshet e qyteteve. A ka abuzim më të madh se kjo?

Ua them këtu, Rruga e Kombit, në lëvizje materialesh, shkëmbinjsh, dheu, beton, ura, tunele, është trefishi i kaskadës së Drinit në vëllim. Ka kushtuar 1.2 miliardë euro. Kurse rrasat e gurit nga Tropoja në Gjirokastër na kanë kushtuar 2 miliardë. Kjo është një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit,” tha Berisha.

 

Të fundit