Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama u kthye në avokatin mjeran të Lubisë, fondet nuk janë përdorur por janë vjedhur

Berisha: Rama u kthye në avokatin mjeran të Lubisë, fondet nuk

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një konference me gazetarët nga selia blu, ku e akuzoi atë se po mbron publikisht Ballukun, duke relativizuar vjedhjen e fondeve publike.

Berisha deklaroi se Rama ka përdorur një gjuhë “oruelliane”, duke e quajtur vjedhjen “përdorim fondesh” dhe plaçkitjen “mbikëqyrje”, në një përpjekje për të justifikuar, sipas tij, abuzime të rënda financiare.

“Edi Rama u kthye në avokatin mjeran të Lubisë bis. Prokuroria nuk e ka akuzuar për përdorim fondesh, por për vjedhje fondesh. Fondet janë vjedhur nga një organizatë kriminale e drejtuar me Ergys Agasin dhe kanë përfunduar në familjen supermafioze Rama”, u shpreh Berisha.

Ai ironizoi edhe deklaratat e Ramës lidhur me personat e përfshirë në çështje, duke thënë se mbrojtja që kryeministri po i bën është “kriminale dhe e turpshme”, pasi, sipas tij, askush nuk mund të akuzohet thjesht për përdorim fondesh kur bëhet fjalë për vjedhje të pastër të parave publike.

Në vijim, Berisha i bëri thirrje Ramës që të japë dorëheqjen sa më parë, duke deklaruar se kryeministri është politikisht i pashpresë dhe se qytetarët shqiptarë janë të revoltuar ndaj tij.

FJALA E PLOTE

Edi Rama, që bëri dje avokatin mjeran të Lubisë bis, sipas të cilit prokuroria e ka akuzuar atë për përdorimin e fondeve, përgëzoj një gazetar i cili shkruante se Rama ka përdorur aty gjuhën oruelliane, ku vjedhja e shefit quhet përdorim, ku plaçkitja quhet mbikëqyrje nga shefi.

Edi Rama pretendonte se Linda e dytë e tij, se i kanë rastisur të treja me Linda, Belinda, Mirlinda, Linda, se si i merr fati të tria në një rreth të kuq, se Mirlinda po akuzohet se ka përdorur fonde.

Po ka mbrojtje më kriminale, më të turpshme se kjo?

Si mund të akuzosh se ka përdorur fondet?

Akuzohet se ka vjedhur fondet. Se ka drejtuar një organizatë kriminale me Ergys Agasin, me koordinatorin e tij, dhe se fondet kanë shkuar që të gjitha në familjen supermafioze Rama.

Ndaj dhe për ta mbyllur edhe njëherë, jep dorëheqjen sa më parë.

Je i pashpresë.

Qytetarët shqiptarë janë të zemëruar, të revoltuar kundër teje dhe të gatshëm që të paguajnë çdo çmim për familjen tuaj.

 

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit