Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama u sëmur nga salmonela dhe gënjeu mjekët se e kishte nga breshkat që mban në shtëpi

Berisha: Rama u sëmur nga salmonela dhe gënjeu mjekët se e kishte

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka deklaruar se në ‘grackën’ e filetos së infektuar me salmonelë ka rënë edhe vetë kryeministri Rama.

Sipas Berishës, Rama është infektuar nga salmonela, por ka gënjyer duket thënë se e ka pasur nga breshkat që mban në shtëpi.

“I garantoj fermerët se do subvencionojmë çdo njesi prodhimi. Do subvencionojmë çdo fidan të mbjellur, çdo kokë bagëti. Po, po. Taksa asimetrike, taksa diskriminuese për fermerët merr fund. Do të jetë simetrike, dhe do të ejtë fermeri ai që do të përfitojë nga taksa, jo përpunuesi, i cili në këtë sistem të sotëm nuk ka leversi të blejë prodhimet e fermerit shqiptar dhe merr ato të importit. Jo! Do vendoset tvsh-ja ashtu si në shitje, ashtu edhe në blerje.

Këtu, siguria ushqimore është pasiguria më e madhe. Mandarinat. Njëherë tjetër dalin të tjera. Njëherë tjetër shpërndahet salmonelë, e cila arrin gjer në Surrel. Ekzakt, po ua them ju këtu, nuk e kam thënë tjetërkund.

Sëmuret dhe ai vet, del gënjen mjekun dhe i thotë: u sëmura se kam breshka në shtëpi. U sëmur nga salmonela që erdhi me pulat. Erdhi nga deputetët e tij, erdhi nga deputetët e tij salmonela. Mishi i infektuar. Nuk ka asnjë siguri, dhe kur shkoi në spital tha: e kam se mbaj breshka, ma dha breshka salmonelën. Çfarë breshke? Fileto pule! I gënjente mjekët.

Ndaj dhe, siguria ushqimore do të jetë çështje e sigurisë kombëtare. Po si mund të hyjnë në Shqipëri insekticide kancerogjene që janë ndaluar në Europë?

Dhe ky tund pasaportën europiane. Jo, jo, thotë. Pasaportën europiane me pesticide salmonela”, deklaroi Berisha.

Të fundit