Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama urdhëroi bastisjen e News24 për të fshehur aferat korruptive!

Berisha: Rama urdhëroi bastisjen e News24 për të fshehur aferat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar këtë të mërkurë në lidhje me bllokimin e sinjalit të televizionit Neës24 dhe bastisjen e zyrave të gazetarëve. 

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka ngritur akuza se sipas tij bastisja e zyrave dhe marrja e dosjeve e laptopëve të gazetarëve është urdhër nga kryeministri Edi Rama, 

Sipas Berishës ky urdhër është dhënë për të fshehur dosjet e aferave të Olsi Ramës, Belinda Ballukut dhe Taulant Ballës. 

Pjesë nga deklarata e Berishës 

Urdhëri i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, urdhëri i Edi Ramës i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, për të plaçkitur dhe rrëmbyer kompjuterat dhe laptopët e gazetarëve ku janë dosjet e Edi Ramës, dosjet kriminale të Edi Ramës.

Janë dosjet kriminale të Olsi Ramës. Janë dosjet kriminale të Lubi Ballukut, të Taulant Ballës dhe qeveritarëve të tjerë. Është një akt i shëmtuar antikushtetues.

Është një akt direkt i drejtuar nga Edi Rama, është një përsëritje e aktit të Altin Troplinit ndaj gazetarit të njohur Elton Qyno, që si bandit i rrëmbeu kompjuterin dhe telefonin dhe e mori peng, duke shkelur çdo normë.
Pra unë mora vetëm këto elementë të ndërlidhur, por natyrisht sot Shqipëria kurrë nuk do të ishte në mëshirën e flakëve nëqoftëse narkoqeveria nuk do të ishte një plaçkitëse e madhe e shqiptarëve.

Unë jam këtu për të falënderuar dhe shpreh solidaritetin tim më të madh, para të gjithë atyre shqiptarëve zjarrfikës, apo në funksione të tjera dhe qytetarë, që u përballën me flakë dhe zjarret në kushtet më të vështira. Falënderoj gjithashtu misionet e ardhura nga BE-ja dhe vendet partnere të cilat po luftojnë zjarrin krah për krah me banorët në zonat e vendit.

Të fundit