Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama vasal i Vuçiçit, Serbia mban ndezur konfliktin në Kosovë

Berisha: Rama vasal i Vuçiçit, Serbia mban ndezur konfliktin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi situatën e krijuar në veri të Kosovës me serbët që vendosën të tërhiqen nga institucionet e Prishtinës.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është kthyer në vasal të presidentin serb Aleksandër Vuçic. Berisha përshëndeti qëndrimin e NATO-s teksa theksoi se Serbia po mban ndezur konfliktin në Kosvë.

“Dje zëdhënësi i Kremlinit reagoi haptas dhe fajësoi Kosovën për krizën e krijuar nga Vuçiçi dhe vetë Putini në rajon. Vendosja e bandave serbo-ruse dhe futja e armatimeve të gjitha këto si pretekst për të mos zbatuar ligjet. Ky është një moment jo i lehtë për Kosovën, ndaj dua t’i shpreh solidaritetin tim  të plotë, Kosovës qytetarëve të saj dhe të dënoj ndërhyrjen e Kremlinit dhe të Beogradit në punët e brendshme të Kosovës. E gjitha kjo është përpjekje e Vuçiç për të mbajtur shtetin serb në Kosovë, ai nuk e fsheh këtë,. Përshëndes qëndrimin e vendosur të NATO-s. Putini dhe Putini i vogël Vuçiç janë të gatshëm për një aventurë të re, Serbia e mban konfliktin ndezur. Uroj që paralajmërimet e NATO-s, uroj të mos ketë për përpjekje për destabilizim pasi ndëshkimi do të jetë i rëndë. Dënoj qëndrimin e Ramës, pasi në të gjitha këto acarime, Beogradi ka pasur direkt apo indirekt mbështetjen e plotë të Ramës. Beogradi është ndjerë komod dhe i sigurt, pasi me vasalin Edi Rama e ka vendosur Kosovës në një darë armiqësore si nga veriu ashtu edhe nga jugu i saj”, tha Berisha.

Të fundit