Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ramën e pret një takim 100% i sigurt me SHBA-në, para se ta ekstradojmë

Berisha: Ramën e pret një takim 100% i sigurt me SHBA-në, para se

Kryedemokrati Sali Berisha denoncoi abuzimet e kryeministrit Edi Rama me shpenzimet që bën për zyrën e tij. Berisha tha se Rama shpenzoi 4 milionë euro për vazot e drurit në oborrin e Kryeministrisë.

Kryedemokrati u shpreh se shqiptarët nuk i harrojnë tenderat që fitojnë familjarët e qeveritarëve. Kryedemokrati citoi denoncimin e OSBE ndaj Ramës për 200 milionë euro të fshehura në llogari offshore.

“Vetë me avion në dispozicion, me dhomë gjumi. Unë i them këtu: Përdor çdo fjalë të pistë, qarkullo në gojën tënde çdo gjë, por shqiptarët nuk të harrojnë ty që ti shëtit me avion. Në kohën kur ata numërojnë kafshatën ti blen vazon e drurit 4 mln euro në oborr të kryeministrisë. Nuk të harrojnë kurrë, që ti sapo more detyrën OSBE të denoncoi me raport se ke të fshehura 200 mln euro në llogaritë offshore dhe nuk kundërshtove dot asgjë. Shqiptarët nuk i harrojnë këto. Nuk i harrojnë shqiptarët qindra tendera që fitojnë familjaret e tu. Prandaj ai nuk vjen dot të ballafaqohet. Edhe bashkiaket e tij nuk vijnë dot sepse kanë ndjekur të njëjtën rrugë”, tha Berisha.

Berisha i përmendi Ramës dy takime që e presin: i pari me popullin opozitar dhe i dyti me drejtësinë amerikane.

“Ai ka dy takime të tmerrshme, i pari takimi me popullin opozitar, i cili do ti presë biletën dhe do ta bëjë përgjegjës për të gjitha vjedhjet përgjegjëse dhe aktet që ka kryer, por e ka edhe një takim 100% të sigurt me drejtësinë amerikane.  E pret McGonigali sepse i ka dhënë 225 mijë dollarë ryshfet me këshilltarin e tij dhe ai po gjykohet atij për ryshfetin. Ndaj dhe ne fillojmë ndryshimin më 14, ta bëjmë gati dhe para se të na kërkojnë ekstradimin ta vendosim aty ku e meriton. Shqipëria monizimin nuk e meriton, Shqipëria duhet të ndahet prej tij”, deklaroi Berisha.

Të fundit