Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut, dëshmi se ai është në rrethin e kuq

Berisha: Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut, dëshmi

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale , liderii opozitës Sali Berisha deklaron me bindje se kryeministrin Rama e refuzuan së fundmi në Konferencën e Mynihut. 

Sipas tij, kjo është dëshmi e një rrethi të kuq nga i cili Edi Rama nuk del dot kurrë.

Berisha: Por java pati edhe një zhvillim tjetër dramatik për organizatën kriminale me në krye Edi Ramën dhe vetë Edi Ramën.

U anulua shkuarja e tij në Mynih.
Mynihu është konferenca më e rëndësishme vjetore në botë që zhvillohet për sigurinë.
Në Mynih diskutohen çështjet më madhore të sigurisë në Europë dhe në botë.
Edi Rama nuk ishte i denjë për atë konferencë.
E vërteta është se delegacionin e nisi, por vetë nuk shkoi sot, i mbeti Dashi në dorë. Dash Sulën e kam fjalën.
Nuk shkoi sot.
Dhe kjo ishte një mbështetje e madhe për qytetarët shqiptarë, për Shqipërinë.
Kjo ishte, edhe njëherë dëshmi e një rrethi të kuq nga i cili Edi Rama nuk del dot kurrë.
Të dashur miq, fatet e Shqipërisë, të familjeve tona, të fëmijëve tanë, duhet dhe do të jenë në duart tona.
Ndaj dhe të vazhdojmë ne kryengritjen tonë paqësore, të sigurt se ecim drejt fitores.

Të fundit