Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-Ramës: Djegësi që nuk u ndez kurrë, do të djegë karrierën tënde politike

Berisha-Ramës: Djegësi që nuk u ndez kurrë, do të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit përmbyllës elektoral të PD-ASHM në Durrës, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama lidhur me inceneratorin e Tiranës dhe keqadministrimin e fondit të tij. Berisha theksoi se djegës që nuk është ndezur kurrë do të djegë përfundimisht karrierën politike të Ramës, duke e përshkruar këtë si një “mision të rëndësishëm” të tij për shpëtimin e Shqipërisë. Berisha e akuzoi Ramën për deklaratat e tij cinike dhe shpërdorimin e fondeve, ndërsa premtoi se më 11 maj do të vijë një ndryshim për qytetarët, me një qeverisje të re që do të sjellë dinjitet, mirëqenie dhe punësim.

Berisha: Miq, pastrimi i shtëpisë është detyrë e detyrave.
Në mënyrën më të papërgjegjshme, Edi Rama deklaronte mbrëmë për djegësin, për shkak të cilit ju paguanit taksën më të lartë në Europë për plehrat, 44 euro për ton pleh, ua merr Gjushi me fustan ju për Edi Ramën, dhe deklaronte mbrëmë se i thoshte gazetarit, epo u djegshi në djegës.
Pasi ka marrë 130 milionë euro, tani kur i kërkojnë llogari, u djegshi thotë.
Jo Edi Rama. Të garantoj se ai djegës që nuk u ndez kurrë, do të djegë në mënyrë përfundimtare karrierën tënde politike.
Dhe kjo që me datën 11 Maj, shqiptarët do të presin biletën.
Tre ditë në jetë janë tre ditët e jetës tonë. Janë sa 30 ditë, janë sa tre muaj, janë sa tre vite.
Ndaj dhe u ftoj ju këto tre ditë të kontaktojmë çdo të njohur kudo që është, në Durrës, në Shqipëri, në diasporë, në të katër anët e dheut. Të ftojmë të firmosim bashkë 11 Majin, ndarjen nga e keqja e madhe e kombit.
Hapjen e një kapitulli të ri për dinjitetin e durrsakëve dhe shqiptarëve.
Për mirëqenien, begatimin, punësimin.
Për biznesin, për fermën, për prodhimin.
Për madhështinë e Durrësit, për madhështinë e Shqipërisë.
Edhe njëherë, mirënjohje ntë pakufishme.
11 Maji, dita e fitores, dita e triumfit të idealeve tuaja!
E triumfit të dinjitetit tuaj, të shpresës, të të ardhmes.
Rroftë Durrësi, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!

Të fundit