Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha- Ramës: Le të sëmurët në mëshirën e sëmundjeve, sepse u vjedh vitet e jetës

Berisha- Ramës: Le të sëmurët në mëshirën e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, është shprehur se sot Edi Rama zgjodhi me një cinizëm ekstrem tu flasë shqiptarëve përsëri për labaroskopinë e tij, duke harruar se ka lënë pa ilaçe mijëra shqiptarë, pasi ka vjedhur bashkë me ministrat dhe drejtuesit e QSUT-së, paratë.

Berisha: Sot kryehajduti i kombit i të gjitha kohërave, zgjodhi me një cinizëm ekstrem tu flasë shqiptarëve përsëri për labaroskopinë e tij. Të flasë sikur të ishte nën efektin e drogave, jashtë çdo realiteti.
Tani do ti shtrojmë disa pyetje.
Ti që rrah gjoksin në kujdesin shëndetësor që u tregua ndaj teje, ke ndjenja njerëzore ti. A ekziston njerëzia, humanizmi si vlera morale, në të cilat shpirti yt është si një trung i thatë, i zhveshur totalisht prej tyre.
A tu kujtuan ty tek notoje në një det kujdesi, ilaçesh dhe mjekimesh ku nuk të mungonte asgjë, të sëmurët që u shkurtoje jetën sepse me ministrat, nënpunësit e tu, u vidhje ilaçet. U vidhje paratë e ilaçeve, ilaçeve për të përballuar jo herniet e tua, por sëmundjet më të rënda që kapin njeriun.
Po ç’gojë ke ti të flasësh për kujdes shëndetësor, në një kohë që le të sëmurët në mëshirën dhe kthetrat e sëmundjeve, sepse me ministrat dhe drejtorët u vidhni ilaçet, u vidhi vitet e jetës, u shkatërroni shëndetin, kryeni krime kundër njerëzimit.

Të fundit