Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-Ramës: Nuk e ke mbyllur dosjen tënde, sovrani do thotë fjalën e tij

Berisha-Ramës: Nuk e ke mbyllur dosjen tënde, sovrani do thotë

Kreu i PD Sali Berisha i është drejtuar kryeministrit Edi Rama nga SPAK.

Berisha tha për mediat se Rama nuk e ka mbyllur dosjen e tij, pasi vetë sovrani, populli, do të thotë fjalën e tij duke e çuar kryeministrin në bankën e të akuzuarve.

“Kurse, meqenëse jam këtu, i them Edi Ramës mos mendo se ke mbyllur dosjen tënde. Kurrë! Dosja jote nuk mbyllet kurrë, as me një Lubi, as me 5 Lubi. Bëj ç’të duash, të gjitha janë vetëm për Edi Ramën dhe absolutisht sovrani do të thotë fjalën e tij, do të jetë sovrani ai që do t’i tregojë vendin dhe do e çojë në bankën e të akuzuarve siç e meriton”, deklaroi Berisha.

Kujtojmë se më 22 Mars, opozita do të protestojë para Kryeministrisë. Protesta do të mbahet në orën 18:00.

Të fundit